Barzan Kamal Majeed, 'Akrepi'

Drejtonte grupin që kalonte emigrantët me gomone drejt Britanisë së Madhe, policia në ndjekje të ‘akrepit’, dënohet me 10 vite burg në mungesë

9 Nëntor 2022, 18:04| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 18:10

  • Share

Policia britanike dhe belge po ndjek një trafikant të qenieve njerëzore, i cili dyshohet se drejtonte një grup të krimit të organizuar që kishte kontrabanduar më shumë se njëqind emigrantë në Britani.

Shtetasi 36 vjeçar, Barzan Kamal Majeed, njihej ndryshe edhe me nofkën 'Akrepi', ndërkohë që ende është në arrati, shkruan Daily Mail

Ai u dënua në mungesë muajin e kaluar me 10 vite burg, nën akuzën e kontrabandës së qenieve njerëzore.  Majeed, me origjinë nga Nottingham, u gjobit gjithashtu me shumën 968,000 Euro ose thënë ndryshe 849,000 paund.

36-vjeçari është kreu i një grupi të krimit të organizuar që tentoi të kontrabandonte emigrantët në Britaninë e Madhe me varka të vogla dhe kamionë. Hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po punojnë me oficerët në Belgjikë për të gjurmuar Majeed dhe kanë lëshuar një urdhër për arrestimin e tij.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?