3 të arrestuar si shpërndarës droge, 2 në Tiranë, 1 në Fier! Procedohen 2 blerës të lëndës narkotike

7 Maj 2020, 17:27| Përditesimi: 7 Maj 2020, 19:31

  • Share

Dy persona janë arrestuar si  shpërndarës të lëndëve narkotike, ndërsa procedohen penalisht edhe 2 shtetas që blinin lëndën narkotike.  Arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar “Combination”,  ndërsa u sekuestruan doza me cannabis sativa, 404 000 lekë të reja dhe 4 telefona celular.

Në pranga përfunduan H. H., 29 vjeç dhe A. A., 26 vjeç,  ndërsa po procedohen në gjendje të lirë shtetasit A. Xh., 21 vjeç dhe  D. V., 23 vjeç, si blerës të dozave të drogë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative për  dy persona që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike në disa zona të Tiranës, policia identifikoi dhe mbajti nën vëzhgim për të bërë të mundur arrestimin e tyre në flagrancë. Nga vëzhgimet dyt të arrestuarit, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, merreshim me shpërndarjen e lëndës narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesa u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë narkotike, një shumë prej 404.000 lekësh të reja dhe 4 telefona celular të markave të ndryshme.

Gjithashtu edhe në Fier u arrestua në flagrancë 30-vjeçari me kokainë në automjet të cilin e drejtonte në gjendje të dehur. 30-vjeçari është arrestuar pasi akuzohet si shpërndarëse të drogave të forta në Fier dhe i jepte mjetit në gjendje të dehur. Në pranga përfundoi shtetasi K.LL., 30 vjeç, nga Vlora, i cili u ndalua nga policia për një kontroll rutinë, por është kapur duket drejtuar mjetin në gjendje të dehur në lagjen "16 prilli".

Gjatë kontrollit të mjetit poshtë sediles ju gjet dhe ju sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë e ndarë në doza të vogla.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?