VIDEO/ Drejtonte pa patentë 'Audin', me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

19 Janar 2023, 18:10| Përditesimi: 19 Janar 2023, 18:57

  • Share

TIRANË- Një 18-vjeçar ndonëse po lëvizte pa patentë, nuk i ka mjaftuar vetëm një shkelje, por edhe ka ecur me një shpejtësi skëterrë tej normave të lejuara. Ai është kapur duke lëvizur me 216 km/h. Bëhet fjalë për të riu me inicialet  A.H. Ai i kap në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ku shërbimet e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle pasi ky aks është një ndër më problematikët për shkak se shpesh herë shfrytëzohet nga drejtuesit për të bërë gara shpejtësie.

"Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nisur nga analiza e kryer për rrugët më me risk, si dhe për drejtuesit e mjeteve që shfrytëzojnë disa akse rrugore për të qarkulluar me shpejtësi të lartë apo për të bërë gara shpejtësie, kanë vijuar monitorimin e qarkullimit rrugor me anë të radarëve automatikë. 

Gjatë kontrolleve të ushtruara, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 18 vjeç, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h.”, ", thuhet në njoftimin e policisë. 

Kjo nuk është hera e parë që një drejtues mjeti është kapur me shpejtësi skëterrë, për pasojë Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Well done: 19/01/2023 21:09

    Duhen kontrolle rigoroze,e tolerancë 0!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?