Aeroporti i Fiumicino ku u dorëzua shqiptari dhe policia italiane në aksion

Bota

Drejtonte trafikun e kokainës me SKY ECC, Madridi i dorëzon Italisë shqiptarin e kërkuar! Në Bolonja trafikoi 80 kg drogë me vlerë 2 mln euro! U kap me plantacion hashashi në Spanjë

28 Prill, 18:57| Përditesimi: 28 Prill, 19:01

  • Share

Bolonja- Një shqiptar i shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar nga policia italiane në Bolonja.

I prangosuri është një 37-vjeçar, i cili ka zbritur nga Spanja në aeroportin e Fiumicino dhe ndaj të cilit ka pasur urdhër-arresti ndërkombëtar.

Shqiptari ishte zbuluar si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar narkotrafiku nëpërmjet përgjimeve të platformës së koduarkibernetike Sky Ecc.

Nga hetimet rezultoi se i riu ishte përdorues i platformës dhe iu gjetën biseda të shumta, mbi të cilat është ngritur edhe akuza, pasi e ka përdorur atë për të menaxhuar importimin nga jashtë të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

Emri i shqiptarit nuk u bë i ditur. Operacioni u krye në muajin mars të këtij viti, kur u ekzekutuan 5 fletë-arresti, por 37-vjeçari nuk figuronte në vend, pasi ishte i arrestuar në Spanjë.

Gjyqtari kishte konfirmuar masat e sigurisë me paraburgim, pasi edhe ata figuronin me telefona të enkriptuar. Shpërndarja dhe trafikimi bëhej duke komunikuar pikërisht në këtë rrjet kriptofonik dhe të dyshuarit janë kryesisht shtetas shqiptarë.

I arrestuari ishte rezident prej vitesh në Bolonja, por ishte zhvendosur në Spanjë në vitin 2022, ku ndodhej në paraburgim për trafik droge. Arrestimi ndaj tij ishte ndërmarrë pasi iu gjet plantacioni me 2167 bimë kanabisi, 53 gramë dhe 581 tableta marijuanë, 581 tableta kanabisi dhe THC. Shqiptari dyshohet rëndë se ka përdorur lidhjet e tij kriminale për të importuar edhe kokainë.

Sipas hetimeve, nga muaji mars deri në dhjetor 2020, ai ka mundur të sjellë në Itali gjithsej 50 kilogramë kokainë (me vlerë blerjeje tregtare 1.7 milionë euro) dhe 80 kilogramë marijuanë (rreth 300 mijë euro), informon media italiane.

Sapo ka zbritur në Itali, në Fiumicino, i është njoftuar masa e sigurimit në fjalë së bashku me dënimin përfundimtar me 2 vjet e 8 muaj burgim, përveç pagesës së gjobës prej 12 mijë eurosh. Ai kishte qenë i arrestuar edhe më 30 prill 2019, kur ndodhej në Bolonjë.

Me atë rast ai ishte kapur në parkingun e nëndheshëm të qendrës tregtare 'Centro Lame' në Via Marco Polo, me 150 gramë kokainë të destinuar për shitje dhe ishte person me precedentë penaël në këtë fushë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?