Drejtoresha e AKSHI-t: Së shpejti implementojmë Kadastrën 3D, informacion në kohë reale për vendndodhjen dhe hapësirën e pronës

30 Qershor 2023, 12:29| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 15:38

  • Share

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në prezantimin e reformës së Kadastrës shpjegoi lehtësitë që do sjellë për qytetarët dixhitalizmi i shërbimeve, ndërsa lajmëroi se për herë të parë do të implementohet edhe shërbimi i Kadastrës 3D. Ky shërbim Karaçanaj tha se do të vihet në dispozicion të qytetarëve shumë shpejt në zona të caktuara urbane.

Karçanaj thotë se Kadastra 3D do të mbrojë të drejta e pronës për qytetarët, të cilët do të kenë ketë informacion shumë të qartë juridiko-gjeografik mbi vendndodhjen dhe hapësirën e pronës së tyre. Ky sistem do reflektojë në mënyrë të menjëhershme çdo ndryshim në planimetrinë e objektit.

“Së shpejti do implementojmë ndryshimet e kadastrës 3D, që janë thelbësore në zonat urbane dhe me popullsi të dendur, sepse kadastra 3D do bëjë të mundur të mbrohen të drejta e pronës për qytetarët. Kemi parasysh sot një qytetar di që ka shtëpinë një godinë të caktuar, numrin e godinës, por krijohet konfuzion sa i përket kateve. Me kadastrën 3D, qytetari do ketë informacion shumë të qartë juridiko-gjeografik mbi vendndodhjen dhe hapësirën e pronës së tij. Një dyqan, një hyrje, një zyrë, nëse ka lartësinë 3 apo 4 metër. Aplikimi i kadastrës 3D do bëjë të mundur që të përmirësohet ndjeshëm procesi i planifikimit urban por edhe i vlerësimit të pronave, së bashku me zhvillim e infrastrukturës dhe sigurisë. Do përmirësojë shërbimet që ofron privati, por edhe publiku duke i bërë më efikase. Do kemi mundësinë të reflektohet në mënyrë të menjëhershme çdo ndryshime në planimetrinë e objektin, duke shmangur kalvarin e gjatë të qindra veprimeve që duheshin bërë”, tha Karçanaj.

Drejtoresha e AKSH-it, ndalur në lehtësitë që do të sjellë shërbimi online, tha se nuk do të ketë më prioritete në trajtimin e dosjeve, pro radha do të jetë për të gjithë njësoj, siç procedohen nga sistemi. Ajo thekson se punonjësit e Kadastrës nuk do kenë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e dosjeve, por sistemi do iu nxjerrë vetëm një dosje dhe janë të detyruar që ta shqyrtojnë. Përmes këtyre risive, Karçanaj theksoi se kanë shmangur korrupsionin.

"Historia e pronësisë në Shqipëri ka qenë plaga më e madhe e këtyre 30 viteve të tranzicionit shqiptar. Ishte Rama që vuri kusht që kadastra do bëhet. 7 punë që sollën këtë transformim: Kemi përmirësuar ndjeshëm teknologjinë dhe 74 shërbimet elektronike të kadastrës në e-Albania. Është implementuar radha që vjen i pari, trajtohet i pari, sepse ka qenë implementuar edhe më parë, ka qenë ndryshe qytetarëve  e noterëve. U jepej prioritet noterëve. Tani është e njëjta radhë. Zyrtari nuk shikon fare se kë ka për ta trajtuar, nuk merr dot numrin 10 ta trajtojë të parin, ka vetëm aplikimin e radhës dhe bën vetëm atë., mund të trajtojë vetëm. I kanë dhënë fund sekserëve. Kemi shmangur abuzimin e zyrtarëve të kadastrës që shtynin pa fund procesin e aplikimit nën pretekstin që po bën akt verifikimin, që ka qenë jashtë sistemit. Çdo gjë është e monitorueshme në sistem. Së treti kemi impelementuar shërbimin e shpejtë. Ai që ka një hall me kadastrën dhe e merr në kohë rekord, lekët shkojnë buxhet dhe jo zyrtarëve të korruptuar, përdoren për ndryshimin e infrastrukturës. U unifikua sistemi. Jemi në fazën që kushdo aplikon në e-Albania dh emër dokumentin me vulën ekonomike. Transaksionet e pronave ruhen me teknologjinë blockchain", tha ajo.

SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?