Drejtoresha e e-Albania në Report Tv: 80% e shërbimeve falas, vetëm 15% me para, mund të paguani me kartë krediti ose debiti

3 Maj 2022, 18:48| Përditesimi: 3 Maj 2022, 19:53

  • Share

TIRANË- Prej 1 majit, 95% e shërbimeve publike ofrohen tashmë online në portalin e-Albania. Drejtoresha e e-Albania, Nevila Repishti tha në Report Tv se kjo është një lehtësi për të gjithë qytetarët të cilët nuk do duhet të presin në radhë për të marrë shërbime. Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Repishti theksoi se 80% e shërbimeve do të jenë krejtësisht falas për qytetarët. Vetëm një pjesë e vogël e shërbimeve është me pagesë, rreth 15% dhe për këto pagesa do kryhet në e-Albania përmes kartës së kreditit ose debitit.

“Në e-albania ofrohen 1225 shërbime publike, ka nisur me digjitalizimin e tyre që nga janari i 2020. Nga 1 maji është mbyllja e plotë e ciklit elektronoikisht për marrjen edhe përgjigjes me vulë elektronike. Pagesat sipas tipologjisë, pjesa e përfshirjes së këtij hapi mundësohet nga e-Albania me një karte krediti ose debiti. Sipas tipologjisë së shërbimit vendosim të dhënat. Ofrohen rreth 16 ose 17% e shërbimeve me pagesë. Mund të kryejnë online pagesat për detyrimet tatimore.”, tha Repishti.

Ndalur në vështirësitë që mund të hasin qytetarët në përdorimin e portalit, Repishti tha se në e-Albania ka një hapësirë të veçantë me video që shpjegon sesi qytetarët mund të aplikojnë për një shërbim të caktuar. Por një mundësi tjetër për tu informuar është edhe e-maili i vënë në dispozicion nga portali, [email protected] ku qytetarët mund të marrin çdo informacion që iu nevojitet.

“Në e-Albania/Tutorials sqarojnë hap pas hapi informacionet e nevojshme që duhet të kemi dhe çfarë duhet të kemi parasysh për kryejnë me sukses. [email protected] ku mund të drejtohen për ndeshjen e vështirësive”, u shpreh drejtoresha e e-Albania.

Sa i përket moshës së tretë, Preshiti tha se kanë marrë 1.6 mln aplikime për penisonet, çka tregon se deri diku janë familjarizuar, por duke theksuar se sërish të afërmit duhet t’iu gjenden për ndihmë.

“Mosha e tretë, dy vitet e fundit kemi patur 1.6 mln aplikimi nga ISSH, 96 mijë aplikime për pension janë bërë me e-Albani, I drejtohen për ndihmë nipi, mbesë, fëmijës së tyre. Ka sjell lehtësi që kur të kërkojnë ndihë mos të shoqërohen fizikisht", vijoi ajo. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luna: 04/05/2022 00:46

    A duhet te paraqitesh fizikisht per te dale ne pension? Apo edhe pensioni behet online?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?