Drejtoresha e fondacionit të kredive në krye të skemës mashtruese dhe fajdeve...800 qytetarë të rënë pre!

22 Gusht 2019, 11:34| Përditesimi: 22 Gusht 2019, 13:47

  • Share

TIRANE - Mbi 800 qytetarë rezultojnë të kenë rënë pre e skemës mashtruese me kreditë, që u zbuluan nga Policia duke vënë në pranga 7 punonjës të fondacionit BESA në Tiranë. Skema e mashtrimit është drejtuar nga Drejtoresha e Fondacionit Besa në një filial, ndërsa sic kanë faktuar hetimet deri më tani, nuk rezulton të ketë përfshirje të drejtuesve të përgjithshëm të fondacionit  që është specializuar në mikrokredi. Ishin vetë drejtuesit e fondacionit që bënë denoncimin në polici të kësaj skeme.

Albana Imami, 48 vjeçe dyshohet të jetë në krye të skemës, hetimet për zbulimin e së cilës kanë më shumë se 1 vit që kryhen.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, raporton se nga hetimet ka rezultuar se këta persona kanë marrë mbi 2 miliardë lekë një pjesë e të cilave janë përvetësuar nga drejtoresha Albana Imami, sekserë dhe oficerë kredie.

Sipas burimeve, Imami merrte edhe para me fajde duke mbuluar kështu skemën mashtruese.

Si funksiononte skema

Të arrestuarit në fjalë kishin krijuar një skemë mashtrimi brenda kompanisë dhe vetëm me anë të kartës së identitetit, qytetarë të ndryshëm kanë aplikuar për kredi të vogla 1000 deri në 9000 lekë, por në fakt punonjësit kredinë e firmosnin për shuma më të mëdha. Ndërkohë që kredimarrësit merrnin në dorë paratë që kishin kërkuar, në letra ishte shënuar një shumë më e madhe që ata duhet ta shlyenin.  

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se  AIbana Imami, në pozicionin e drejtoreshës së njërës nga degët e filialit të fondacionit, kishte krijuar ketë skemë mashtrimi dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të ndalur kanë lëshuar kredi në mënyre fiktive dhe klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit për kredi.

Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë, këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë dhe pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët dhe në përfundim të këtij procesi nga Drejtoresha e degës lëshohej një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti.

Shuma e kredive që janë dhëne nga ky staf, deri tani ka shkuar në vlerën 2 000 000 euro dhe në përditësimin e saj shkon në rritje.

Nga Drejtoresha e Degës, Albana Imami, janë marrë shuma të mëdha valute me interes nga persona të ndryshëm për të mbuluar këtë skemë mashtrimi, të cilat kapin vlerën deri në 1.7 milion euro.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen për veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale", "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe përfitimet në total deri tani llogariten deri në 3.7 milion euro.

Të arrestuarit

Albana Imami, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Drejtoreshë në një nga degët e filialit të Fondacionit
B. K., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit
M. D., 27 vjeçe, banuese në Vorë, Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit
M.H., 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën ish-Oficer kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit
E. V., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, Oficere kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit
Orkida Driza, 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive
A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive, i cili aktualisht është me masë sigurie “Arrest në burg”, për një tjetër vepër penale dhe akuza do t’i komunikohet në ambientet e burgut. 

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ariuteqiu: 22/08/2019 12:31

    I lumte Hajdari kush ka pas dashnore kete ndrikullën..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?