Drejtoresha e gjimnazit "Sandër Prosi": Mësimi në distancë po funksionon mirë. Presim udhëzimet e ministrisë që të dimë si të vijojmë vlerësimin (VIDEO)

19 Mars 2020, 11:10| Përditesimi: 19 Mars 2020, 12:56

  • Share

Koronavirus ka pezulluar tashmë prej disa ditësh edhe arsimin.

Kur po bëhen gati dy javë prej mbylljes së shkollave dhe vijimit të mësimit nga grupet e ËhatsApp,  drejtoresha e gjimnazit "Sandër Prosi" Luli Basha është shprehur në një lidhje live për "Rreze Dielli" se mësimi në distancë po funksionon mirë, por janë në pritje për udhëzimet e ministrisë së Arsimit që të vendosin sesi do të bëhet vleresimi i nxënësve. 

"Shpërndahen materialet në kohë reale dhe dëtyrat kryhen në kohë reale. Edhe prindërit kanë qenë goxha bashkëpunues. Një pjesë e madhe e tyre na kontaktojnë edhe për të na falenderuar edhe për të kërkuar ndihmë. Lëndët shkencore edhe kur bëhet mësimi në shkollë janë më të vështirat. Nxënësve u shpjegohet me video të thjeshta, në cdo hap të punës. Videot janë të shkurtra, me materiale konçize. Nota deri tani nuk kemi vënë. Jemi munduar ti terheqim nxënësit me mësimin në distancë. Po presim edhe një udhëzim nga ministria sesa do vazhdojë kjo situatë për të gjetur edhe ne një mënyrë për të bërë vlerësimin e nxënësve. Maturantët kanë veshtirësi dhe vështirësia më e madhe e tyre është fakti qe ne kemi pas nisur që në shkurt konsultimet për maturat." shprehet drejtoresha e gjimnazit "Sandër Prosi".

Mbyllja e shkollave në të gjithë vendin, erdhi si masë për parandalimin e përhapjes masive të koronavirus të hënën e kaluar, menjëherë pas konfirmimit të te infektuarit të parë me Covid-19, që në vendin tonë ka shënuar edhe 2 viktima

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?