Shëndeti

Drejtoresha e ISHP-së jep shifrat: Mbi 868 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID

22 Tetor 2021, 14:07| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 14:46

  • Share

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico  gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka dhënë edhe shifrat në lidhje me ecurinë e pandemisë COVID në vend, ku bëri thirrje që studentët të vaksinohen. Fico tha se mbi 868 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID.

‘222 për 100 mijë banorë. Ka një rritje të rasteve aktive totale në këtë periudhë. Numri i bashkive të prekura është rritur. Raporti meshkuj femra mbetet sërish 48% dhe 52%. Mesatarja 2 javore e rasteve të rënda të shtruara në spitale, është 20. Raporti i numri të fataliteteve është 1.6%. Vijon procesi i vaksinimit, me rritjen e numrit të vaksinave të aplikuara. Totali i vaksinimeve në vend është mbi 1 milionë e 860 mijë. Me një dozë janw vaksinuar 991 mijë dhe me dy doza 868 mijë. Vaksinimi me të gjitha grupet e përcaktuara, u bëjmë thirrje studentëve që të vaksinohen. Të mos harrojmë e rëndësishme është mbajtja dhe respektimi i masave. Problematikë është fakti që qytetarët nuk i drejtohen burimeve të informacionit.’- tha Fico.


Lajmi kryesor:

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ndryshojnë masat! Mbi 60-vjeçarët të bëjnë dozën e tretë, fëmijët mbi 16 vjeç dhe mbi 12 vjeçarët me sëmundje kronike ftohen për vaksinim


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?