TIRANË- Drejtoresha e gjimnazit ‘Qemal Stafa’, Klotilda Jaupi dhe mësuesja e anglishtes Valentina Lamaj dyshohet se fshihen pas skemës së mashtrimit me bursa studimi për SHBA. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se drejtoresha Jaupi dhe mësuesja e anglishtes Lamaj janë vënë në hetim në gjendje të lirë pas zbulimit të skemës nga Policia Kriminale.
Të dyja dyshohet se janë të përfshira në një skemë mashtrimi me projektin amerikan “Let’s Talk Together About US24”, i cili pretendohej të ishte ngritur në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ambasadën Amerikane në Shqipëri.
Përmes kësaj skeme, dyshohet se falsifikoheshin dokumente për ofrimin e bursave për të studiuar në universitetet e SHBA-së.
Ishte Ambasada Amerikane në Tiranë që dha alarmin për këtë skemë, ku përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se ky projekt është një skemë mashtrimi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA.
Po si nuk zure mend moj Klotilda.Erdhe nga Lapardhaja ne Tirane.Gjithe jeten me keto gjera.
PërgjigjuPo fshatari fshatar mbetet o mik."O fshatar o zemergur qytetar s'behesh kurre, edhe po te nderrosh 40 lekure...".
Tani po qe merrni vrapin. Mesuese qe ngre skeme mashtrimi per nxenesit, nuk ka me fjale
PërgjigjuE turpshme dhe skandal sa te pa moralshme ka ne kete vend.....burgun e kane pak
PërgjigjuNjerëz të rraçkavitur. Të gjithë gënjejnë, të gjithë shajnë, të gjithë vjedhin. Mësuesit, policët, informaticienët, kryetar bashkie, nëpunës të thjeshtë. Nuk ngopen me lekë megjithse kanë një vend pune dhe një rrogë. Flakini përjetësisht nga administrata të kuptojnë sa me fat kanë qenë.
PërgjigjuLaj thaj ata kanë mbet aty