Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Jashtme Federale Gjermane: Të bindur për suksesin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

4 Janar 2022, 12:29| Përditesimi: 4 Janar 2022, 12:31

  • Share

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Jashtme Federale Gjermane, Susanne Schütz uroi sot Shqipërinë për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në periudhën 2022-2023.

“Me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për 2022/2023, Susanne Schütz, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Jashtme Federale Gjermane, uroi Shqipërinë për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, thuhet në një njoftim të ambasadës gjermane në Tiranë.

Schütz shpreh bindjen se “Shqipëria do të lulëzojë në promovimin e multilateralizmit, ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, qeverisjen e mirë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, të cilat janë kaq të rëndësishme për të gjithë ne”.

Nga 1 janari 2022, Shqipëria ulet si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

Duke filluar nga 1 janari 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të OKB për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për vendin tonë/ ATSH

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?