Foto ilustruese

Krerët e institucioneve të drejtësisë vizitë zyrtare në SHBA, do të takohen me zyrtarë të FBI, DEA dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit

2 Gusht 2022, 08:52| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 10:04

  • Share

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, së bashku me prokurorin e posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtoreshën e BKH, Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së. Gjatë vizitës që zgjat një javë, ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri.

Komento

Komente

  • Servili i foltores: 02/08/2022 09:25

    Po me Sorrosin do takohen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?