Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Drejtorët e rinj të policisë në qarqe, shefat e komisariateve dhe departamenteve, botohet rregullorja e zgjedhjes në Fletoren Zyrtare

19 Tetor, 16:10| Përditesimi: 9 Nëntor, 21:03

  • Share

Pas zgjedhjes së drejtorit të ri të policisë së shtetit, Ilir Proda u paralajmërua edhe zgjedhja e drejtorëve të rinj të policisë në qarqet e vendit, si dhe departamenteve e shefave të komisariateve.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku është publikuar edhe rregullorja për mënyrën si do zgjidhen shefat e rinj të policisë.

Zgjedhja e shefave të rinj të policisë vjen pas një vale lëvizjesh në policinë e shtetit, që filloi edhe me zëvendësimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha në muajin korrik.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?