Ilir Zela dhe Sandër Lleshaj

Kronikë

Drejtori i AKEP-it, ministrit Lleshaj: I dashur vëlla, jepi fund poshtërimit për pajisjen me pasaporta!

27 Nëntor 2018, 10:53| Përditesimi: 27 Nëntor 2018, 12:07

  • Share

Drejtori i AKEP-it, Ilir Zela, në një status në 'Facebook”, drejtuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka kërkuar ndryshimin e rregullores së pajisjes së shtetasve me pasaportë. Duke sjellë përvojën personale, pas skadimit të pasaportës së vjetër, Zela, ish-deputet dhe zyrtar i lartë i qeverisjeve të majta, denoncon konfiskimin e pasaportës që del nga qarkullimi, para se të merret pasaporta e re dhe sorollatjet pesë ditore për të marrë dokumentet nga Ministria e brendshme, deri te sportelet e firmës koncesionare që merret me prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave dhe të kartave të identitetit. Duke iu drejtuar me termin “vëlla’, ministrit Lleshaj, Zela kërkon ndërjyrjen e ministrisë, si institucioni përgjegjës për pajisjen e shtetasve me dokumentet identifikimi.

 

Reagimi i plotë i Zelës:

I nderuar ministër Sandër Lleshaj.

Po ju shkruaj publikisht me lutjen për t’u marrë seriozisht me dhënien fund të poshtërimit të qytetarëve shqiptare sa herë bëjnë një aplikim për pasaportë.

Sot u paraqita për aplikim në pikën pranë njësisë 2 dhe aty nuk kishte shërbim. Asnjë njoftim për arsyen dhe as ku duhet të drejtohet qytetari.

Me dashamirësinë e punonjësve të njesise 2 mësova se duhet të shkoja për aplikim te njësia 5.

Kur paraqitem aty më kërkojnë pasaportën e vjetër që ta dëmtojnë para se të bëj aplikimin për të renë. U them se duhet të udhëtoj ndërkohë që përgatitet e reja. Më thonë që kështu është rregulli.

Çfarë është ky rregull antikushtetues që pengon të drejtën time kushtetuese për të lëvizur? Apo është interesi i ALEAT përmbi Kushtetutën e Shqipërisë!

Dhe një gjë tjetër i dashur vëlla: pse duhet të shkojë qytetari në tre vende katër herë për të bërë një pasaportë? Dy herë tek gjendja civile, një herë tek ALEAT dhe një herë në polici? 5 dite punë i dashur Ministër!

Për të mos folur për çmimin e pasaportes që e kanë vënë sikur të ofrojnë shërbim me standard të barabartë me SHBA.

Të lutem jepi fund këtij poshtërimi!

Statusi i Zelës në 'Facebook'

Komento

Komente

  • Ckakal: 27/11/2018 11:53

    Me standardin e atij deputetit te Kurbinit ky duhet te perjashtohet nga partia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?