Drejtori i ARRSH, Evis Berberi i ftuar në Report Tv tha se pavarësisht reshjeve të dëborës dhe ngricave të ditëve të fundit, të gjitha akset rrugore që menaxhohen nga ARRSH-ja nuk janë të bllokuara.
Për pastrimin e rrugës nga bora, ai sqaroi se janë plot 114 borëpastruese në terren në dispozicion të situatave të ndryshme, ndërsa theksoi se deri më tani janë hedhur rreth 5 mijë ton kripë.
"Akse të bllokuara nuk kemi në asnjë zonë që menaxhohet nga ARSH, pjesa tjetër menaxhohet nga Bashkitë mund të kemi disa rrugë tek tuk në zona të thella. Rruga e Arbrit është e kalueshme në pjesën më të madhe të saj. Kemi përdorur me investime të bëra nga kompanitë dhe By-passin e tunelit të rrugës së Arbrit. E kemi thënë edhe gjatë hapjes që nëse ka reshje bore, do të bllokohet. Kjo nuk do të thotë që rruga e Arbit është bllokuar është thjesht e pezulluar derisa borëpastrueset ta pastrojnë. Kemi 114 mjete borëpastruese, kemi futur në qarkullim edhe mjetet e reja borëpastruese, ato e bluajnë borën dhe e nxjerrin jashtë rrugës. Kemi hedhur mbi 5 mijë ton kripë deri më tani në rrugët e vendit.", u shpreh ai.
Bypassin e Vlorës i cili pritet të jetë në dispozicion të qytetarëve në verë të këtij viti, Berberi e cilësoi si pjesë të gjerdanit, i cili do t'i jap zonës shumë vlera.
"Bypassi i Vlorës do të përfundojë gjatë këtij viti dhe është një nga pjesët e pazzëllit. Bypassi i Fierit, Bypassi i Vlorës, dalim tek Orikum-Dukatin, kemi tunelin e Llogorasë, kemi Palasin dhe gjithë e gjithë kjo nisi me aeroportin e Vlorës. Janë pjesë e gjerdanit që kur të mbarojnë do t'i japi shumë vlerë kësaj zone.", tha ai.
I pyetur nga gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj në "Studio Live", lidhur me aksidentin e rëndë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku humbën jetën tragjikisht 3 persona, kreu i ARRSH tha se shkaku i tij nuk ishin barrierat mbrojtëse të shkatërruara.
Ai theksoi se sipas informacioneve që ai ka,barrierat mbrojtëse të rrugës ishin prezente, por sipas tij ato mund të mbajnë vetëm një peshë të caktuar.
"Barrierat mbrojtëse ishin të montuara në atë rrugë, ishin prezente dhe kanë mbajtur atë forcë që janë të parashikuara të mbajnë. Ato vendosen në bazë të kategorisë rrugore dhe te tipologjisë së saj.", tregoi ai.
Po per rrugen e Shkodres qe eshte ne Mal te Zi do beni gje?
Përgjigju