Drejtori i call center-it për Report Tv: Ruajmë distancën, por duhet testim! E pamundur që të gjithë të punojnë nga shtëpia

15 Prill 2020, 17:46| Përditesimi: 15 Prill 2020, 18:01

  • Share

TIRANE-Kompanitë call-center në Shqipëri që kanë punësuar rreth 20 mijë persona po përballen me vështirësi ekonomike, duke rrezikuar vendin e punës për shumë njerëz në vendin tonë. Lorenc Goga, drejtor i një prej kompanive call center në vendin tonë thotë se e ka të pamundur për të lejuar gjysmën e punonjësve të punojnë nga shtëpia.

E kemi shumë të vështirë t'u japim mundësinë punonjësve të punojnë nga shtëpia se komunikimi jonë me klientët përfshin një mundësi transaksioni me kartë krediti dhe është e pamundur ta bëjmë nga shtëpia për arsye të mbrojtjes së të dhënave të klientit. Jo më shumë se 15-20 punonjës nga shtëpia”.

Për këtë arsye kërkon mundësinë për të testuar të gjithë punonjësit për Covid-19. “Mundësia me shpenzimet tona t'u bëjmë teste punonjësve... Në këtë mënyrë do i bënim mirë kompanisë sonë dhe shoqërisë. Mendoj se kjo është një mënyrë shumë e mirë dhe të gjithë ato kompanitë të mëdha do ishte mirë ta bënin me shpenzimet e tyre se mundësitë i kanë”, thotë Lorenc Goga.

Goga nuk e sheh aspak optimiste situatën në tregun e call center nëse kjo situatë do të zgjasë. "Të gjithë ato kompani që i drejtohen një kompanie biznes do ta kenë shumë më të vështirë, sepse bizneset kryesisht në tregun Italian aktualisht kanë gjera të tjera ndërmend. Në rastin tonë në mars kemi bërë një punë shumë të mirë në mars, por prilli nuk është në të njëjtën sasi pune dhe ashtu pretendojmë dhe për majin dhe qershorin”, shprehet Goga.

Ndërkohë në ambientin e punës, punonjësit mundohen të marrin të gjitha masat higjienike për të shmangur cdo rrezik të mundshëm. "Më përpara ka qenë e mbushur salla, tani respektojmë distancën. Po përpiqemi të përshtatemi sa më shumë me oraret dhe distancën dhe uroj ta mbaroj sa më shpejt”, shprehet një prej punonjësve. Kompanitë call center në Shqipëri u bënë shpëtimi i shumë njerëzve të papunë, sidomos i të rinjve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?