Kronikë

Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu për Report Tv: Po bëjmë identifikimin e anijes, presim përgjigjen nga Italia! Dëmi i konsiderueshëm

15 Qershor 2021, 13:05| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 13:38

  • Share

Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu në një intervistë për Report Tv ka folur në lidhje me anijen e cila u fotografua këtë të martë duke shkarkuar në det vaj të djegur, për të shmangur kostot e asgjësimit që duhet të paguajë në port.

Ndreu tha se po punohet për të identifikuar vendndodhjen ku ka ndodhur krimi mjedisor si dhe anijen e cila ka kryer derdhjen. Ndreu nënvizoi se po presin tashmë një informacion më të detajuar nga Qendra Ndëroperacionale e Romës. Ndreu tha po ashtu se subjekti ka kryer një dëm të konsiderueshëm dhe se penalizohet rëndë deri edhe në bllokimin e anijes.

Nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë Detare shtoi se do të verifikohet lënda që është derdhur, pasi mund të mos jetë ndotje vajore, por gazra që lëshon anija nga motori.

‘Jemi njohur me rastin dhe kemi filluar punë për identifikimin Po bëjmë kontrollimin e dokumentacionit të gjithë këtyre anijeve që kanë hyrë dhe kanë dalë në atë kohë kur është bërë fotografimi. Identifikimi nuk është i lehtë, por po komunikojmë edhe me qendrën Ndëroperacionale të Romës. Çdo ditë ato na vendosin në dispozicion pamjet satelitore, dhe do të shihen mjetet që hedhin mbetje ose mund të kenë tentativa për të ndotur ambientin. Në këto momente kemi vendos kontakte dhe po presim informacionin dhe pastaj do të dalim me konkluzione të sakta.

Pamjet do të na i japë Qendra Ndëroperacionale e Romës sepse do të na tregojë edhe vendin edhe anijen, ne jemi në një proces, nuk i kemi pamjet satelitore. Subjekti penalizohet rëndë shkon deri në bllokimin e anijes dhe me një gjobë të rëndë për atë që i kanë bregdetit. Masat janë të rrepta.

Mund të mos jetë ndotje vajore po gazra që lëshon anija. Pasi në det të hapur mund të përdorë mazut, mund të jenë edhe gazra të lëshuara nga motori, prandaj duhet ta identifikojmë.’- tha Ndreu.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Krim mjedisor! Shkarkohet vaj i djegur në bregdetin shqiptar! Prokuroria verifikime mbi dy anije në Porto Romano/Pamjet


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?