Kronikë

Drejtori i Emergjencave Civile viziton Gardën Ushatarake të New Jersey (FOTO)

3 Gusht 2019, 14:02| Përditesimi: 3 Gusht 2019, 14:09

  • Share

SHBA- Haki Çako, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, që tashmë mban detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Emergjencave Civile vizitoi Gardën Kombëtare Ushatarake të Neë Jersey, në Laërenceville në New Jersey dhe fluturoi në një prej helikopterëve UH-72 të ushtrisë amerikane me Batalionin 1-224 të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Çako shfaqet i veshur me kostum dhe syze dielli në prani të forcave Ushtarake Amerikane.

Lajmi është bërë publik nga Ambasada Amerikane në Tiranë, teksa njofton se Çako u njoh me aftësitë e helikopterit si dhe pajisjet e tij në bord, të cilat mund të përdoren gjatë fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga njeriu. Vizita u bë e mundur nëpërmjet programit të partneritetit midis New Jersey dhe Shqipërisë, një marrëveshje dypalëshe midis Shqipërisë, Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe New Jersey.






Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?