SHBA- Drejtori i Institutit amerikan të Shëndetit Kombëtar Francis Collins tha se personat të cilët hezitojnë të marrin vaksinat anti-COVID mund të kontribuojnë në zgjatjen e pandemisë.
Collin në një intervistë për “Fox News” tha se nuk është i shqetësuar lidhur me furnizimin e vaksinave, por ajo që me të vërtet e shqetëson është fakti se ka ende persona që po hezitojnë të marrin vaksinën. Kjo sipas tij do të vështirësojë arritjen e imunitetit të tufës, gjë që është dhe qëllimi për t’i dhënë fund pandemisë.
“Kjo mund të rrezikojë zgjatjen e pandemisë, shumë më shumë nga sa është pritur”, tha ai.
Presidenti i SHBA më herët njoftoi se qëllimi ambicioz i administratës së tij është të bëjë 200 milionë injektime të dozave të vaksinave anti-COVID deri në fund të 100 ditëve të tij të para në detyrë, dyfishi i objektivit që kishte vendosur në fillim.
Collins tha se zyrtarët e shëndetësisë nuk e dinë se sa është përqindja e popullsisë që është infektuar me koronavirus dhe inkurajoi amerikanët që janë prekur nga sëmundja të vaksinohen.
“Çuditërisht, të infektohesh me COVID-19 nuk të siguron aq imunitet sa vaksina ër të shmangur infektimin për herët të dytë”, tha Drejtori i Institutit amerikan të Shëndetit Kombëtar.
Lidhur me pyetjen nëse vendi po i afrohet fundit të pandemisë, ai tha se është shumë shpejt për të folur për një gjë të tillë, duke përmendur përhapjen e varianteve të COVID-19 në disa vene evropiane.
“Ne duhet të zbatojmë masat anti-COVID për të minimizuar përhapjen e varianteve të reja të COVID-19, ndërsa vaksinimi në vend vazhdon normalisht, në verë mund të fillojmë t’i lëmë këto pas, por akoma jo”, tha Colllins.
SHBA është vendi i parë në “listën e zezë” të COVID-19, pasi ka numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave si pasojë e virusit.