Sociale

Drejtori i kolegjit turk: E dini si ndodhi gjërat këtu! 3 muaj më parë kërkuam të zhvendosemi në godinën e re

23 Shtator 2022, 12:21| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 14:45

  • Share

 

Drejtori Mustafa Ertekin ka reaguar për mbylljen kolegjit “Mehmet Akif”, që është pjesë e fondacionit arsimor Gulistan që operon Kolegjet Turke në vendin tonë nga viti 1993.  Ai tha morën vërejtje për tabelat, llambat si dhe për mungesën e një palestre. Megjithatë tha se 3 muaj më parë bënë kërkesë për zhvendosje por nuk kanë bërë asgjë në kundërshtim me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.

“Nga Ministria e Arsimit nuk na ka ardhur ende asnjë vendim zyrtar. Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë e kemi marrë vetëm nga mediat. Vendimin e kemi pritur si një surprizë të madhe. Sipas një raporti na është thënë që kjo ndërtesë nuk është e përshtatshme për kushtet e shkollimit.

Vërejtja që është bërë nga komisioni i inspektorëve ka qenë për 4 klasa për pozicioni i tabelës dhe mbajtja e llambës. Ndryshimin e kemi bërë menjëherë. Ky qenka problem serioz deri në mbylljen e një institucioni. Ne jemi në shekullin 21 dhe përdorim teknologji si tabela smart që nuk kanë të bëjnë aspak me dritën natyrale.

Shpresoj të na mirëkuptoni se jemi detyruar që të shkëputemi në një kohë të shkurtër. Vërejtje tjetër ka qenë mungesa e një palestre. Unë në këtë moment, në këto kushte nuk mund t’i bind as prindërit, as nxënësit që këto janë kushte për të mbyllur një institucion.

Ne jemi institucion arsimor 30-vjecar, e dimë si duhet të veprojmë kur zhvendosemi nga një godinë në një tjetër. Në 3 muaj kemi aplikuar në ministri për të zhvendosur godinën e re. Japim shkollim që nga viti 1992. Ky institucion i ka dhënë këtij vendi mijëra maturantë të suksesshëm, doktorë e inxhinierë. Këto vajza vijnë nga çdo krahinë e vendit dhe kanë inteligjencë e sukses.

Ne kemi vepruar sipas juridiksionit, kemi aplikuar, ka bërë vizitën por nuk na kanë thënë asgjë. Nuk kemi bërë asgjë në kundërshtim me udhëzimet e ministrisë. Për vendimin e qeverisë do kemi një konferencë shtypi, shpresojmë që nga ana legale do bëjmë çdo gjë është e mundur. Ditët në vijim do ju njoftojmë për hapat që marrim”, tha Ertekin.

Drejtorin turk të kolegjik nuk e bind sqarimi i Ministrisë së Arsimit se vendimi nuk ka lidhje me spekulimet që është bërë për të mbështetur kërkesën e presidentit Erdogan për të mbyllur shkollat që financohen nga kundërshtari i tij, Fetullah Gulen.

“Preferoj të mos i përgjigjem direkt kësaj pyetje por ju e dini mirë si qysh tek ndodhin gjërat. Nuk është e drejtë që ato që dimë t’i shprehim”, tha drejtori.


Lajmi kryesor:

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’, Ministria e Arsimit: Nuk plotësonte kriteret ligjore! Nxënësit protestojnë para shkollës: Duam drejtësi


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?