Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Hans Kluge

Drejtori i OBSH-së: Mbyllja e vendit opsioni i fundit, ndikon në shëndetin mendor dhe ekonominë! Do të rriten rastet e dhunës në familje

30 Tetor 2020, 16:32| Përditesimi: 30 Tetor 2020, 16:49

  • Share

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për Europën, Hans Kluge ka bërë apel që ta mendojnë mbylljen e vëndeve si opsionin e fundit pasi ky fakt do te ndikoje negativisht në shëndetin mendor të njërëzve ,ekonominë e vëndit dhe se rastet e  dhunës në familje do të shtohen.

Në një mbledhje urgjente me Ministrat e Shëndetësise u diskutua për pasojat dhe shtimin e rasteve të Covid- 19. Kluge shtoi se Europa është rikthyer në  epiqendrën e pandemisë ku gjatë kësaj kohe tejkaloi mbi 10 milionë raste. Ai shprehet se këto bllokime do të kenë efekte kolaterale ,si dhe situata ekonomike do të përballej me dëme të mëdha. Drejtori i OBSH-së këshillon t'i jepen  përparësi dhe forcë shëndetësisë.

"Evropa tejkaloi mbi 10 milion raste COVID19 kështu që OBSH Europe mblodhi Ministrat e Shëndetësisë. Shprehni ndjeshmëri dhe shpresë. Bllokimet mbartin efekte kolaterale në shëndetin mendor, ekonominë dhe dhunën në familje. Jepni përparësi mbështetjes për forcën tonë të punës në shëndetësi. Përshtat sistemet shëndetësore - udhë e dyfishtë", shkruan Hans Kluge

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?