Gjatë takimit me simpatizantët demokratë në Lushnjë, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha foli edhe për shkarkimin e Ardian Koçit nga posti i drejtorit të parkut të Karavastasë vetëm sepse dha një intervistë për ‘VOA’-n. Ai tha se arsyeja e vërtetë për shkarkimin e tij nga puna ishte sepse nuk kishte firmosur ndërtimet e oligarkëve në Karavasta.
“Çdo socialist i ndershëm dhe qytetar i ndershëm duhet të bashkohet me ne. Ardian Koçi, drejtori i Karavastasë, socialist i thekur, nuk ka rëndësi por punëtor i thekur më kanë thënë, që u rrinte i bënte shërbime. E pushuan sepse dha intervistë Zërit të Amerikës?! Nuk ishte halli i intervistës, por se nuk firmoste ndërtimet e oligarkëve, në Karavasta. Mbronte Karavastanë”-tha Berisha mes të tjerash.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme u bë e ditur, se pas publikimit të lajmit për shkarkimin e Koçit nga posti që mbante, ky i fundit u rikthye sërish në të njëjtën detyrë.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Berisha: Narkomanit i nxorën dosjen sepse nuk largohej, donte të kandidonte prapë në 14 maj
B.V//ReportTv.al