Drejtori i Policisë së Shtetit takon atasheun policor të Ambasadës të Austrisë në Tiranë, në fokus parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar

17 Tetor, 18:30| Përditesimi: 17 Tetor, 18:55

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, takim prezantues me Atasheun policor të Ambasadës së Austrisë, në Tiranë, Andreas Nagy.

Gjatë takimit u çmuan partneriteti, mbështetja dhe besimi i agjencive ligjzbatuese austriake, te Policia e Shtetit, për aspekte si: krijimi dhe funksionimi i Policisë Alpine; veprimtaria e strukturave të Policisë, gjatë sezonit turistik; ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore, kryesisht në fushën e hetimit të krimit kibernetik; shkëmbimi i praktikave më të mira për gjurmimin e aseteve të krimit; modernizimi i Sektorit të Daktiloskopisë dhe AND-së, të Institutit të Policisë Shkencore.

"Gjatë takimit, Nagy i dorëzoi Drejtor Prodës, urimin e Drejtorit të Policisë austriake, Dr. Franz Ruf, për marrjen e detyrës. Gjithashtu, theksoi se misioni i tyre është të përqendrojnë të gjitha kapacitetet policore kombëtare dhe ndërkombëtare, për të parandaluar dhe goditur krimin e organizuar ndërshtetëror", njoftoi zyra e shtypit të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi z. Nagy, për vizitën dhe e garantoi atë, për vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit, për të kontribuuar aktivisht në operacione policore të përbashkëta, me partnerët austriakë dhe me partnerët e tjerë europianë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?