Foto ilustruese

Politikë

Drejtori i shkollës shkarkohet, i ankohet KQZ: Më hoqën për motive politike

25 Prill, 16:10| Përditesimi: 25 Prill, 16:20

  • Share

Një mësues në Qerret të Kavajës i është ankuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi dyshon se u shkarkua nga drejtor shkolle për motive politike. 

Zabit Elezi thotë se deri në datën 23.04.2025  ka shërbyer si drejtor i shkollës 9-vjeçare "Herbert" në Qerret. 

“Shkarkimi im është bërë me pretendimin se nuk përmbush kriterin e kualifikimit të fundit, ndërkohë që kam mbi 20 vite përvojë në sistemin arsimor dhe 15 vite si drejtues. Certifikuar nga shkolla e drejtorëve në vitin 2021”,-shkruan mësuesi në shkresën drejtuar KQZ, që Shqiparja.com disponon.

Elezi thotë se është përzgjedhur përmes një procesi transparent si drejtor, dhe se heqja nga detyra lidhet me faktin se sipas tij, drejtori i shkollës nuk është përfshirë në politikë, 

“Kam refuzuar të bëj emërime politike dhe të paligjshme në sistemin arsimor, që më janë kërkuar nga drejtues vendore të ZV AP Kavajë. Kjo e ka bërë drejtorin e ZVAP Kavajë, z. Enver Biturku t’i kërkojë DRAP Tiranë rishikimin e emërimit tim”-i thotë mësuesi KQZ-së. 

Zabit Elezi kërkon ndërhyrjen e KQZ, për sa kohë që 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve, nuk lejohen emërimet dhe shkarkimet e pamotivuara si urgjente. 

“Duke qenë se jemi në një periudhë fushate zgjedhore, e konsideroj këtë akt si tendencë presioni dhe ndikimi politik mbi figura që nuk janë të angazhuara në përputhje me interesat e grupeve të caktuara. Ky veprim përbën jo vetëm një shkelje të të drejtave të mia si qytetar dhe profesionist. por edhe një përpjekje për të ndikuar në bindjet dhe qëndrimin tim personal dhe familjar në këtë proces zgjedhor”,-thotë ndër të tjera mësuesi nga Kavaja.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?