Politikë

Blendi Gonxhe: S'do as shkencë, as talent me u kuptu, në bulevard nuk ishin 3000 protestues

22 Qershor 2019, 12:42| Përditesimi: 22 Qershor 2019, 12:59

  • Share

Pas protestës së 21 qershorit të mbajtur nga opozita me në krye Lulzim Bashën, drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka komentuar numrin e qytetarëve pjesmarrës.

Pasi ka uruar opozitën për protestën e mbrëmshme jo të dhunshme, ai ka thënë se në bulevard nuk ishin 3000 protestues.

"Intuita më e thjeshtë pamore, përmasat e pjesës në fjalë të bulevardit dhe numërimi i thjeshtë me sy provon shifrën që po them"- shkruan Gonxhe.

Ndërkaq, sipas tij lajmi i vërtetë mbrëmë ishte fakti se protesta ishte e urtë dhe paqësore.

Reagimi i plotë në Facebook

Natyrisht urime opozitës për protestën e parë civile e pa dhunë mbrëmë! Por qortime për rrenat. Si veteran protestash, efekti viziv i protestës në plan horizontal 10m mbi kokat i jep madhështi, por edhe mbrëme prapëseprapë në bulevard nuk ishin mbi 3000 protestues. Llogari e thjeshtë, s’do as shkencë as talent me e kuptu. Fotot nga piku kur mbahej fjalimi. Intuita më e thjeshtë pamore, përmasat e pjesës në fjalë të bulevardit dhe numërimi i thjeshtë me sy provon shifrën që po them.

Gënjeshtrat me “qindra mijëra”, “oqean”, “cunam”, “më ultra gjigandja a më ultra madhështorja”, apo dhe ato më të kursyerat me “65000...” i takojnë fantazisë.

Mbremë lajmi i vetëm i vërtetë ishte që protesta ishte e urtë e paqësore! Pjesmarrësit të disiplinuar, shpërndarë me kujdes që të duken shumë, efekti me dritat e celularit organizuar mirë.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubel breca: 22/06/2019 23:19

    Edhe 50 sikur te ishin nuk perfasojn masen popullore,por nje pjes te opozites qe eshte katandisur ne nje thel.Pjesa me fanatike punonjes te bashkive,te cilet i mer me apel.Ne te kundert neser i con ne shtepi.

    Përgjigju
  • Tironci: 22/06/2019 15:19

    BLENDI ti i ke numuruar me ato me xham apo pa xham

    Përgjigju
  • Elton: 22/06/2019 15:18

    Hahahahhahaha sa rende jeni o te mjere. Shume rende jeni! As ne endrrat me te keqija se kishit menduar kete dite. Suksese me metejshme nga fitorja ne fitorje. Ahahahahahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?