Igli Tare

Sport

Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare takim pozitiv me drejtuesit kuqezi! 'Kokë më kokë' për 6 orë, trajner pritet Allegri

16 Prill, 11:00| Përditesimi: 16 Prill, 12:31

  • Share

ROMË - Igli Tare është takuar me Giorgio Furlanin, CEO-n e Milanit në Romë. Takim ky që sipas medieve në Itali ka zgjatur rreth 6 orë. Gjithçka duket në rrugën e mbarë dhe mediet në Itali thonë se takimi ishte pozitiv, çka do i hapte rrugën ‘bjondit’ shqiptar për të qenë Drejtori Sportiv i një prej klubeve më të titulluara në Evropë.

Pas ngërçit në negociata me Fabio Paraticin, te Milani po përshpejtojnë për zgjedhjen e drejtorit sportiv. Ky i fundit do të marrë frenat e merkatos dhe do të punojë për ndryshimet e sezonit të ardhshëm.

Shqiptari shihet si zgjedhje e parë për momentin dhe pas takimit pritet të merret një vendim përfundimtar. Nuk është ende punë e kryer, sepse duhen edhe bisedime të tjera, por si për fillim të dyja palët janë në rrugë të mbarë. Javën e ardhshme është programuar një tjetër takim, ndoshta vendimtar.

Ish-sulmuesi shqiptar është në majë të listët së preferencave të klubit për mbulimin e rolit, jo vetëm për eksperiencën e madhe për shumë vite si drejtor sportiv i Lazios, por edhe për shkak se nuk është i lidhur me asnjë klub dhe mund të nisë punë menjëherë. Nëse Tare do vendosej në këtë post ai i ka idetë e qarta për të ardhmen e trajnerit të Milanit. Emri që do të sillte me vete është ai i Massimiliano Allegrit.

Përveç Tares, javët e fundit për Milanin kanë dalë edhe emrat e Giovanni Sartorit të Bolognas dhe Tony D’Amico të Atalantës.

Ora 12:29
Igli Tare ideon Milanin e ri, në pankinë rikthehet Max Allegri


Nuk ka ende një marrëveshje, një tjetër takim kokë më kokë ose ndoshta edhe më shumë se një do të nevojitet për një 'po' përfundimtare. Por takimi i gjatë (pothuajse gjashtë orë) të martën në Romë midis CEO-s të Milanit, Giorgio Furlani dhe Igli Tares ishte një hap për Drejtorin Sportiv të ri të Milanit.

Nëse shqiptari do vendosej në këtë post ai i ka idetë e qarta për të ardhmen e trajnerit të Milanit. Emri që do të sillte me vete është ai i Massimiliano Allegrit, i cili tashmë e ka drejtuar Milanin nga vera e 2010 deri në janar 2014 dhe me të cilin fitoi një titull të Serie A dhe një Superkupë.

Kandidatët e tjerë janë trajneri i Napolit, Antonio Conte, trajneri i Marsejës, De Zerbi dhe trajneri i Como, Cesc Fabregas.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sportisti: 16/04/2025 13:37

    Alegri e kishte gati MILANIN ,ai nuk bënë futbollë si duan tifozët e MILANIT.AI NUK BËNË PËR MILANIN.

    Përgjigju
  • ani: 16/04/2025 13:01

    algeri trajner i mire,por kaloi ne delir dhe mendoj nuk eshte i perulur ,por ka egoizem dhe do krijoj ferkime shpejt nuk ben

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?