Interi barazoi 0-0 me Porton në Portugali dhe pas 12 vitesh ia doli të jetë në fazën çerekfinale të Champions League. Zikaltërit janë mes tetë ekipeve më të mira në Europë, ndërsa nesër në 12:00 në Nyon të Zvicrës do mësojnë kundërshtarin për raundin e radhës.
Përpara shortit, drejtori sportiv i zikaltërve, Beppe Marota ka folur për mediet në Itali duke thënë se dëshiron një finale Inter - Milan në Stamboll.
“Jemi të lumtur që kemi arritur në këtë pikë dhe duam të vazhdojmë, nuk jemi të kënaqur me kaq. Nëse do të ndesheshim me Milanin? Do të ishte magjepsëse, emocionuese. Të gjithë do të flisnin për të, do të ishte një ekspozitë e mirë e futbollit italian në botë, në Milano vetëm për këtë do të flitej. Më mirë do të ishte nëse ky derbi do të luhej në Stamboll, për finalen e madhe. Kjo do të ishte historike. Do të doja shumë t’i thoja Milanit që të shiheshim në finale”, është shprehur Marotta.
Kujtojmë se në fazën çerekfinale të Champions nuk ka kufizime sa i takon përballjeve dhe skuadrat nga vendi i njëjtë mund të përballen mes tyre. Me tre skuadra nga Italia, shanset janë të mëdha që Milan, Inter dhe Napoli të kenë një përplasje mes tyre.