Edhe pse do të duhej të vuanin dënimin të izoluar, për disa të burgosur në Rrogozhinë e Reç komunikimi me botën e jashtme nuk ka qenë aspak problem deri ditën e sotme. Orë, androidë të modifikuar në kuti kartoni për të komunikuar e shumë pajisje të tjera janë gjetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në disa qeli në këto dy burgje këtë të diel.
Tetë grupe të Forcave Operacione zhvilluan kontrolle të befasishme nga ora 17:00 deri në orën 20:55 këtë të diel, ku u kontrolluan 8 qeli, ndërsa u konstatuan pajisje elektronike si televizorë, aparatura digitalbi, të cilave të burgosurit i kishin të cenuar elementët e sigurisë “vulat”.
Po ashtu u gjet edhe një orë dore e modifikuar që dyshohet se përdorej si pajisje komunikimi.
Ndërkohë në burgun e Reçit është gjetur një pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizojë ndërveprim në rrjetet sociale.
Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe një thikë e improvizuar, një radio dore e modifikuar me dalje USB dhe Antenë etj.
Kujtojmë se më 1 shkurt në burgjet në vend u zhvillua një superoperacion që vuri në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur që e kishin kthyer aktivitetin kriminal brenda qelive. Superoperacioni i Policisë zbuloi se të dënuarit për vepra të rënda penale kanë vijuar aktivitetin e tyre kriminal edhe brenda qelisë duke krijuar një grup të strukturuar kriminal. Policët e burgjeve, jo vetëm që nuk kanë ndërhyrë për të shkatërruar këtë grup, por kanë bashkëpunuar me ta duke mundësuar futjen e qeli të drogës dhe sendeve të paligjshme dhe transportin e saj nga njëri burg në tjetrin, duke komunikuar lehtësisht. Droga transportohej në trinomin burg i Peqinit-burgu i Drenovës- paraburgimi i Elbasanit dhe të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, ku si rezultat i këtij operacioni i sekuestruan 4 mln lekë brenda në burg.
FAJIN RAMA E KE DHE PO TI TRADHTOJNE GRAT KETA , FAJIN E KA RAMA
PërgjigjuPse te tradhetoi ty qe e di apo e ke me vesh
Po patet bythe shkoni dhe beni kontroll tek burgu Peqinit konkretisht tek Dritan Dajti. Ulai dibrani duhet ta dije se para dy ditesh grupi qe shkoi per kontroll mori leje per te hyre tek qelia e grorit dhe per te justifikuar kontrollin ku lutem per oren android qe perdor per tensionin meqe eshte semure. Ehhhhh mor ed rama sa gjynahe ke. Por do i lash ne kete bote pa merak.
PërgjigjuHabitem si vonuan kaq shume!? Ka nje antene qe mbyll cdo vale ne perimetrit e burgut gjithmone jasht funksionoj eshte!? Hahahahahaha qalbanistan...
PërgjigjuHahahaha! Dhe kur mendon se kjo antenë aplikohet në provimet e maturës të vjen të pëlcasësh!