TIRANE - Lihet i lirë për katër orë i arrestuari në kuadër të megaoperacionit "Oaz" në shtator 2018, Safet Bajri (Lexo këtu). Nën masa të rrepta sigurie, ai ka lënë qelitë e burgut 313 në Tiranë me vendim të Drejtorisë së Burgjeve rreth orës 10:00 të kësaj të premte, për të marrë pjesë në funeralin e të atit, Jonuz Bajri, 77-vjeç, në Shkodër, i cili kishte ndërruar jetë një ditë më parë. Ceremonia mortore është zhvilluar rreth orës 13:00 të kësaj të premte në Dobraç të Shkodrës.
Pasi ka qëndruar pranë familjes për t'i dhënë lamtumirën e fundit babait, Safet Bajri i shoqëruar nga forca të shumta policore është rikthyer në kryeqytet gjatë orëve të pasdites dhe është dërguar sërish në qelitë e burgut 313. Report Tv mëson se ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ajo e Shkodrës që ka autorizuar drejtorinë e Burgjeve për të pajisur me leje 4 orëshe Bajrin. Leje kjo e cila është firmosur nga drejtori i Burgjeve, Stefan Çipa, thanë burime për Report Tv.
Kush është Safet Bajri?
Safet Bajri akuzohet nga Krimet e Rënda si kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh. Ai u prangos në shtator të 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale "Bajri" në Shkodër. Për Safet Bajrin ka një dënim edhe nga drejtësia belge për shfrytëzim prostitucioni. Në momentin e arrestimit, Safet Bajri ka qenë në një bilardo në zonën e Xhamllikut, dhe sapo kanë hyrë forcat RENEA, ai ka hedhur armën e zjarrit pistoletë e cila megjithatë është konstatuar nga efektivët e policisë.
Grupi kriminal "Bajri" nga Dobraçi i Shkodrës akuzohet për vrasje me dashje, gjobëvënie, trafik droge dhe pastrim parash. Anëtarë të këtij grupi kriminal akuzohen edhe si autorë të disa prej ngjarjeve kriminale që kanë tronditur kryeqendrën e veriut.
Lajmërimi për vdekjen e Jonuz Bajrit, babai i Safet Bajrit
Ore t drejt ka ky fredi cjan kety gjysem hena n fleta e varrimit pse nuk xhoni simbolin tone shqiponjen me dy koka..
PërgjigjuZoti ju lashte shendosh!
PërgjigjuZoti ju lashte shendosh!
PërgjigjuKy i ka fillu vrasjet i pari!!
PërgjigjuTju ket len uraten te rroni e ta kujtoni
PërgjigjuÇ janë mor këto gjysmëhëna e kryqe në njoftime varrimi? Shum keq shqiptari është shnderuar në atë që fqinjet e duan të bëhet...
Përgjigju