Të gjitha burgjet nën masa të rrepta sigurie edhe pas përmirësimit të situatës prej COVID-it

19 Maj 2020, 22:34| Përditesimi: 19 Maj 2020, 23:05

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pavarësisht përmirësimit të ndjeshëm të situatës së shkaktuar nga Covid-19 vazhdon ende të punojë me masa të përforcuara.

Të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, vijojnë punën me kapacitete të plota për të shmangur çdo rrezik që mund të shfaqet.

Pavarësisht dezinfektimeve të vazhdueshme të ambjenteve, furnizimit me dezinfektantë, plotësimit të masave mbrojtëse, në çdo IEVP vijojnë të funksionojnë rregullisht edhe tunelet e dezinfektimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh mirënjohje të gjithë punonjësve të saj në të 24 IEVP-të e vendit, të cilët pavarësisht situatës së pandemisë që preku të gjithë botën, vazhdojnë punën me sakrifica dhe përkushtim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?