Foto ilustruese

Drejtoria e Transportit fal taksën vjetore (Kategoritë e makinave që përfitojnë)

6 Maj 2020, 15:59| Përditesimi: 6 Maj 2020, 16:11

  • Share

TIRANE- Drejtoria e Transportit Rrugor ka vendosur që të bëjë një lehtësim për sektorin e transportit rrugor që është goditur po ashtu nga koronavirusi. Kryeministri Edi Rama njofton se DPSHTRR do të mbulojë 100% taksën vjetore të automjeteve të përdorura për gjithë vitin 2020, për 7204 mjete.

Drejtoria e Transportit sqaron edhe kategoritë e automjeteve që përfitojnë nga mbulimi i kësaj takse për vitin 2020. Ndërsa për ata që i kanë paguar do të kompensohen në momentin e pagesës së TVMP pasardhëse, pra vitin tjetër.

"Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sjell një shembull të shkëlqyer solidariteti nga DPSHTRR për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve një rast i bukur ku një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore (TVMP), për gjithë vitin 2020, për 7,204 mjete!

nga kjo paketë solidare e Dpshtrr-së në vlerën 170,194,500 lekë përfitojnë 7,204 mjete të kategorisë:
autobus (mbi 8+1),
transport qytetës,
transport rrethqytetës,
transport ndërqytetës,
shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit),
ndërkombëtar të rregullt,
transport për personele,
transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit!
ky akt mbështet njëkohësisht subjektet e lartpërmendura, buxhetin e shtetit dhe direkt bashkitë!
institucionet përgjegjëse do të mundësojnë që brenda majit kjo paketë të hyjë në fuqi!
ps: ata që i kanë paguar, do të kompensohen në momentin e pagesës së tvmp pasardhëse
" shkruan Rama.

Kujtim Mema, kryetari i shoqatës së Transportit të Udhëtarëve Ndërqytetas u shpreh sot në një intervistë për Report Tv se nëse qeveria nuk ndërhyn me masa lehtësuese te taksat apo nafta, atëherë janë të detyruar që të rrisin me 30% çmimin e biletës. Sipas tij, është e pamundur që të përballohet qarkullimi me gjysmë kapaciteti sipas masave të reja që pritet që të vendosen në protokoll, pasi i çon drejt falimentimit. Ndërkohë që Drejtoria e Transportit bëri hapin e parë duke falur taksën e TVMP.

Komento

Komente

  • Tahipi!: 07/05/2020 19:33

    Drejtoria e transportit Rrugore kamar nje vendim te arsyshem per faljen e takses vjetore per disa kategori,po per makinat private qe pershkak te mosperdorimit tyre gjate kohes kufizimit me ligj,duhet tju shtuhet taksa peraqkohe qe nuk jane perdorur per vitin 2021? Po siguracjoni dote shtyhet? Apo dote shkoje ne xhepin e oligarkeve te kompanive te sigurimit? Qeverija Rama duhet te nderhyje me ligj.qe te shtyhet perjua e koluadimit dhe e siguracjonit.Nespo kerkojme falje apo kthim te lekeve por shtyrje peraqkohe qe nuk eshte perdorur autonjeti personal,i siguracjonit dhe koluadimit.Ky dote ishte shteti i sedrejtes dhe jo mos leviz me makine pasi ke penalitete dhe burge.Po per pagesen qe i kemi ber shtetit per taksen dhe shoqerive te sigurimit nuk paska ligj?

    Përgjigju
  • halit: 07/05/2020 16:59

    Ajo qe ka rendesi per popullaten ne tersi eshte se a ka marrveshje qe i vjen ne ndim krimit te kushteve reale ku vota e nje qytetari ka vleren e saj Apo 25 mij vota te Bamir topit i ndan pd dhe ps ose votat e partive te vogla i ndajen pratit e medha .E vetmja marrveshje qe vertet i jep vlre votes se cdo njerit qytetar eshe sistemi zgjedhor propocjonal kombetar me vota te hapura Te tjerat jane gjepoura dhe pazare midis te forteve

    Përgjigju
  • Avni: 06/05/2020 17:10

    Por pe makinat e emigranteve qe i kane ne shqiperi qe nuk kane mundesi me ardh per shkak te virusit si do i behet , a do te paguajne kamat vonese per kaludimin e per taksen vjetore

    Përgjigju
  • Gim bicaku: 06/05/2020 17:02

    Po ne qorat qe kemi makina private per hallet tona?Asnje shtytje te afatit lere rimbursimin.

    Përgjigju
  • alfons: 06/05/2020 16:38

    jo nuk nryshon gja ne politik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?