Foto ilustruese

VIP & Spektakël

'Drejtpërsëdrejti nga shtëpia'/ Personazhet e famshëm sjellin grimca humori dhe shprese për të gjithë qytetarët

15 Mars 2020, 15:51| Përditesimi: 16 Mars 2020, 16:08

  • Share

Personazhet e famshëm të showbizzit janë të izoluar në shtëpi bashkë me njerëzit e tyre të dashur, si të gjithë qytetarët. Shumë prej emisioneve televizive të argëtimit janë shtyrë pas alarmit të COVID-19.

Por lidhja me ta kurrë nuk është ndërprerë, pasi përmes rrjeteve sociale ata na kanë dhuruar pak nga shpirti i tyre artistik. Shumë prej të famshmëve kanë sjellë video të tyre në ambientet e shtëpisë, ndryshe nga çfarë i kemi parë herët e tjera. Disa prej tyre janë idhuj për shumë persona dhe pozitiviteti që mbartin në shpirt përcillet edhe përmes rrjeteve sociale.

Kjo është një mënyrë e mirë argëtimi për të gjithë, duke ulur nivelin e panikut dhe stresit që mund të përjetohet këto ditë vetëizolimi. Nuk dihet se sa do të zgjasë ky vetëkarantinim, por një gjë është e sigurt, shpresa është shumë e madhe tek populli shqiptar dhe vetëm bashkë mund t’ia dalim.

 

Ora 15:56
Bes Kallaku dhe Xhensila tango pasionante në kushte shtëpie, nuk shkon siç parashikohej

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, një ndër çiftet më të dashur për publikun janë në izolim si shumë qytetarë.

Ata kanë vendosur ta kalojnë kohën e lirë duke kërcyer me njëri-tjetrin, edhe pse nuk shkoi ashtu siç pritej.

Një tango pasionante me tuta dhe streçe palestre përfundoi me një një rrëzim të dyve në tokë, pas disa hapave.

Besi lëndoi bërrylin, kurse Xhensila shkon ta filmojë duke bërë shaka në të njëjtën kohë me të.

 

Ora 15:41
Ja si kalon kryebashkiaku Veliaj gjatë izolimit në shtëpi, mëson djalin për të ecur

Kryebashkiaku Erion Veliaj po gjen kohë që të kalojë me bashkëshorten e tij dhe djalin, pas angazhimeve të shumta në bashki.

Përmes një videoje, ai ka treguar se sa bukur po kalon me djalin e tij të vogël.

Kajani sapo ka filluar të ecë dhe mami me babin janë nën dispozicion të tij këto ditë vetëizolimi.

“Baba, ne do rrimë në shtëpi! Veç keshtu ndihmojmë gjyshet e stërgjyshen që i kemi shumë xhan e që nuk duhet të sëmuren”, ka shkruar Veliaj krahas videos.

Ora 12:38
Dafina Zeqiri me maskë të zezë me gurë, këshillon të gjithë fansat për koronavirusin

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka sensibilizuar sipas mënyrës së saj, e veshur me një maskë të zezë me gurë kombinuar me një fustan të bardhë.

Përmes story-ve në Instagram ajo ka dhënë këshilla për të gjithë njerëzit, të lajnë duart, të rrinë në shtëpi sepse vetëm aty janë më të sigurt.

Dafina Zeqiri
 
Ora 11:50
Nën tingujt e himnit kombëtar, Vlashent Sata dhuron nga arti i tij në këto ditë vetëizolimi (VIDEO)

Vlashent Sata është një nga artistët që ka dhuruar nga arti I tij në këto ditë vetëizolimi.

Ai ka dhënë koncert live nga shtëpia e tij për të gjithë fansat.

Së fundmi ka perfomuar himin kombëtar shqiptar në një mënyrë krejt të re.

Nënë tingujt e kitarës dhe ëmbëlsisë së zërit, këngëtari shqiptaro-francez ka sensibuilizuar të gjithë qytetarët.

Ora 20:46
Bujar Qamili shëtitje me biçikletë në rrugët bosh të Shkodrës, jep mesazhin për të gjithë shqiptarët

Këngëtari I mirënjohur shkodran Bujar Qamili ditën e sotme ka vendosur të shëtisë me biçikletë nëpër rrugët bosh të Shkodrës.

Gjatë një interviste të shkurtër në rrugë, ai u ka bërë thirrje të gjithëve të rrinë në shtëpi sepse është me të vërtetë e rrezikshme.

“Janë ditë shumë  të vështira për popullin shqiptar, këto ditë ishalla nuk vijnë më.

Sot janë ndërgjegjësuar jashtë mase, nuk sheh shumë njerëz, unë thash pas 30 vitesh po dal pak me biçikletë, pas tre ditëve në shtëpi.

Uroj të zhduket sa më shpejt dhe vazhdoni të qëndroni nëpër shtëpia sepse është me të verëtë e rrezikshme”, është shprehur këngëtari.

I pyetur nëse do t’i bënte një këngë, ai është përgjigjur që jo për momementin, të paktën sa të kalojë.

Ora 17:57
Vajza e Ardit Gjebresë bën pyetje në postimin e të atit: Po fëmijët 11 vjeç a janë të rrezikuar?

1584291516_ardit1.jpg

Sipas shkencëtarëve fëmijët janë më imunët nga koronavirusi, pasi shifrat kanë treguar se numri I tyre është shumë I ulët dhe se të moshuarit janë më të prekurit.

Por  të flasësh me fëmijët dhe t’i mbash të izoluar prej kësaj pandemie është shumë e vështirë.

Edhe ata janë të panikosur për këtë situatë.

Një nga ata fëmijë është edhe Ana, vajza e Ardit Gjebresë, e cila ka komentuar në postimin e babit të saj.

“Po fëmijët 11 vjeç a janë të rrezikuar?”, ka komentuar Ana duke shfaqur shqetësim.

Kurse Arditi i ka kthyer përgjigje se sipas doktorit thotë jo,  por duhet të lajë shpesh duart.

Të komunikosh në mënyrë të qetë dhe të mos shfaqësh panik është shumë e rëndësishme për shëndetin mendor të fëmijëve.

Postimi i Arditit
Ora 17:40
Aktorja Olta Daku tregon mes humorit se si po i shkon vetëizolimi në shtëpi

Aktorja Olta Daku ka treguar se si po e kalon vetëizolimin këto ditë.

Përmes një videoje nga ambientet e shtëpisë ajo ka përshëndetur të gjithë miqtë e saj.

Ajo ka rrefyer me nota humori se si pllakat ankoheshin se pse po I lante nga tri herë në ditë për të shtyrë kohën, apo se kishte ngatërruar balsamin me shampon në supremarket nga stresi se jo mos kollitesh apo se mos tështin.

Mesazhi i aktores Olta Daku:

Unë po kaloj mirë në këtë karavirus, karak*rvë, karantinë. Ditët kalojnë shpejt, orët vrapojnë, çdo gjë vrapon shumë shpejt, shumë bukur.
Pllakat e dyshemesë nuk po e marrin veten, thonë ‘ç’ka kjo e çmendura që po na lan çdo ditë’. Të rrish në shtëpi ka ato bukuritë e veta, misteret e veta. 
Psh. për mua ishte mister që pas frigoriferit kishte aq shumë pluhur, sinqerisht nuk e dija dhe ky është një stimul për mua për ditën e re që do të vijë nesër. U qenka djegur dhe ai poçi aty.
S’ka gjë se nuk e blej dot. Edhe flokët nuk i kam më të krehur, por i kam të larë. Kisha dy balsam në shtëpi, dola me maskë e doreza për të blerë dy shampo. 
Shkoj i blej dhe kthehem në shtëpi, kur kuptoj që isha bërë me katër balsam, nga paniku, jo rri një metër larg, jo mos merr frymë, mos u kollit, kisha blerë dy balsam. 
Dola dje sërish e maskuar dhe bleva një shampo e lava kokën.

Ora 16:46
Marsela Çibukaj ofron koncert live nga shtëpia për të gjithë fansat çdo pasdite

1584287266_marsela1.PNG

Këngëtarja Marsela Çibukaj ka ftuar të gjithë ndjekësit që t’i shkruajnë për këngët e tyre të preferuara, pasi çdo pasditë në orën 18:00 do të jetë live në Instagram duke kënduar.

Ajo shpesh ka postuar foto duke gatuar në shtëpi këto ditë vetëizolimi prej koronavirusit.

“Këtu po përgatitemi për pak muzikë të mirë live për ju këtu në InstaStory Live ( ora 18:00) , ndërkohe që se çna u tek për një ëmbëlsirë sot.

Atëherë po e nis si "Krostata me Marmallate Ftoi " por, nuk e di cfarë tamam tamam na ofron dollapi i ushqimeve sot. Ndoshta mund te na dalin thjeshtë "Biskota ". Sepse po hamë sikur mos të kishte një të nesërme në jetën tonë .Ngjan pak me Vitin e Ri. Madje duhen kërkuar letrat”, ka shkruar Marsela në postimin e saj.

Është nga të parat këngëtare që në këto kushte po sjell argëtim për të gjithë fansat e muzikës.

Ora 14:52
Pak' humor karantine' nga Bes Kallaku: Ka shku kilja portokallit sa omleta në Dhërmi! (VIDEO)

Aktori Bes Kallaku njihet për humorin dhe tekstet e krijuara nga vetë ai.

I izoluar në shtëpi bashkë me familjen, ka krijuar një këngë për gjendjen në të cilën ndodhet duke e shoqëruar me nota humori.

Gjithashtu ka ironizuar edhe cmimet e rritura duke e përcaktuar cmimin e portokalles sa një omëletë në Dhërmi gjatë peridhës së verës.

Teksti I Besit:
Kam një javë në karantinë, edhe nuk po dal nga shpia.
Ska makina, s’ka as njerëz, ka dhon urdhër policia.
Bona dasëm bona fmin ca mka gjet i mjeri un, po tashi që jena nshpi po na vje mu njoft me grunë.
Krejt pallati po na duket si me qenë në burgosje.
3 familje që ka kati, koridorin për ajrosje.
Nuk përdorim ashensorin, vetëm shkallët pa ndales
Po kuksioni n’kat të dyt ka vu traun me pages!
Skena dal e jena mbyll vetëm shpi ne po rrimë.
Nusja sa ka vu make up-in, shkojm për darkë në kuzhinë.
Dola bleva portakalla, me i shtrydh se kena fmi.
Ka shku kilja portokallit sa omleta në Dhërmi.
Plaku sillet nëpër shpi, mduket se i ka ik zari.
Ka 2 javë pa u rrujt, u ka bo si Getoari.
Aj aj aj aj aj shqiptari jon,
Nuk ka virus që na ndalon.

Ora 14:19
Elisa Spiropali feston ditëlindjen e izoluar, prezanton për herë të parë djalin e saj (FOTO)

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka festuar sot ditëlindjen..

Ndryshe nga herët e tjera, kjo ditëlindje e ka gjetur Spiropalin të izoluar bashkë me familjen për shkak të periudhës së koronavirusit.

Ajo ka publikuar  në profilin e saj një foto të dy fëmijëve dhe ka zbuluar për herë të parë portretin e plotë të djalit.

 “Festojmë ditëlindjen e mamit, pa shoqni po me shumë dashni”, ka shkruar Spiropali bashkangjitur fotos. 

Foto nga fëmijët
/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjeli: 15/03/2020 16:42

    Pajtoini kallakët çirakë tu vijnë neper shtepi tu bejne kllounin tu argetojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?