Debate të ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, ku ende diskutohet mënyra e prezantimit të ish-ministrit Ilir Beqaj. Devati agravoi mes Vokshit dhe Ndrecës, të cilët filluan të hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit.
Vokshi thotë se ky është një skenar i PS që Beqaj të mos flasë, e nga ana tjetër Ndreca e pyet se përse ka frikë nga power point i Beqajt.
Bolshevike e quajti Ndreca kryetaren Albana Vokshi që sipas tij është kthyer në një drejtuese hitlerjane që kërkon t’i imponohet shumicës.
Vokshi i tha Ndrecës se vjen nga partia komuniste. Ndërkohë deputeti i PS i tha se nuk njeh askënd përveç Berishës dhe gjithë shqiptarët e tjerë i pështyn.
Pjesë nga debati
Albana Vokshi: Është skenar se nuk duan që Ilir Beqaj të flasë. Jemi dakordësuar gjithmonë, hera e vetme që nuk dakordësohemi është sot se ka një mal me zullume ky njeri mbi supe. Ne po ofrojmë të hyjë, boll e lartë të mbyllur.
Plarent Ndreca: Ca frike ke nga power point
Albana Vokshi: Të fillojë ta lexojë si deklaratë.
Plarent Ndreca: Ti vetëm power point ke problem, apo thua ta deklarojë.
Albana Vokshi: Uroj të fitosh ca pikë dhe të shpëtosh ca halle të tua që ky komision nuk ti zgjidh dot ca halle personale
Plarent Ndreca: Lërini këto intimidime se s’të ecin. Skam asnjë hall.
Albana Vokshi: Ke një mal me halle dhe ca tjera që po të vijnë.
Plarent Ndreca: Je bolshevike, ke formim bolshevik
Albana Vokshi: Ti je vjen nga partia komuniste, unë vi nga PD.
Plarent Ndreca: Ti mund te vish nga PD, po aty ka bolshevik, dhe një nga ato je ti. Je kthyer në drejtuese hitlerjane që do ti imponohesh komisionit. Do të bësh hetimi gestapoje. S’ke për t’iu imponuar vullnetit të shumicës. Jemi të vendosur që Beqaj të flasë të vërtetën që ai mendon. Ti ke frikë nga poëer point i tij.
Albana Vokshi: Zoti i pandehur mbarove. Ik bëj një kapele dhe hajde. Mos ma ngri zërin.
Plarent Ndreca: Pse mos ta ngre zërin, kush je ti. As s’të njoh fare, as të llogaris fare.
Albana Vokshi: Jam kryetare. 5 minuta pushim të qetësohet.
Plarent Ndreca: Fjalën mos ma ndërprit. Dhunë ndaj mazhorancës nuk ushtron dot. Nuk i imponohesh dot mazhorancës.
Plarent Ndreca: Ti njeh vetëm Berishën, ti nuk njeh asnjë shqiptar, të gjithë tjerët i pështyn, ke gjithë ditën që pështyn një qytetar të padënuar, të pafajshëm, që kushtetua e konsideron të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë. Do ta kthesh në politikë.
Lajmi kryesor:
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Dështon dëshmia e Beqajt, shtyhet për nesër! 9 orë debate mes PD e PS! Ish ministri-Vokshit: Më ke thënë hajdut, s'ta zgjidh dot hallin! Deputetja: Je i shkretë
SI.E.//ReportTv.al