Drejtuesi i motorit humb kontrollin dhe përplaset me murin në aksin Lezhë-Shëngjin, dërgohet në spital (VIDEO)

22 Qershor, 10:10| Përditesimi: 22 Qershor, 10:20

  • Share

LEZHË - Drejtuesi i një motori është plagosur rëndë ditën e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke u përplasur me murin anësor të rrugës.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në afërsi të Knallës, ndërsa i plagosur është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?