Kronikë
Top 24

Drejtuesi i prokurorisë së Apelit Vlorë nesër para Komisionit të Vettingut

20 Janar 2019, 16:51| Përditesimi: 20 Janar 2019, 16:56

  • Share

Altin Binaj, drejtues në Prokurorinë e Apelit Vlorë do të dalë nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues që do të shqyrtojë dosjen e tij do të përbëhet nga; Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Xhensila Pine. Binaj do të vlerësohet në tre shtylla; integriteti, pasuria dhe aftësia profesionale.

Altin Binaj është një emër i njohur, pasi më para ka qenë në krye të prokurorisë së Fierit dhe Durrësit, ndërkohë që ka mbajtur poste edhe në prokurorinë e përgjithshme.

Pas informacioneve të grumbulluara nga ILDKPKI për pasurinë, por edhe DSIK e institucione të tjera ai do të përballet nesër me komisionin e vettingut. Ndërkohë që një ditë më pas, në 22 janar do të dalë para komisionit, Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?