Politikë

Ndaluan makinën e administratorit të Vreshtasit, procedohen 3 anëtarët e grupit të armatosur të PD! Spaho thyen heshtjen zgjedhore: PS po blinte vota

24 Prill 2021, 10:03| Përditesimi: 24 Prill 2021, 17:40

  • Share

KORÇË- Tre anëtarë të grupit të armatosur të PD-së  “për mbrojtjen”e votës" janë proceduar në gjendje të lirë, pasi kanë vijuar aktivitetin e tyre të paligjshëm duke ndaluar makina me pretendimin se po vidhen votat. Report Tv mëson se janë proceduar në gjendje të lirë dy vëllezërit Fatjon dhe Endrison Dushku, djemtë e Kryetarit të PD-së në Vreshtas, si edhe simpatizanti Ahmet Goroveci, të cilët janë nën akuzë për njoftim të rremë në polici dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.

Tre personat me në krye drejtuesin politik të PD-së në qarkun e Korçës, Edmond Spaho ndaluan ditën e djeshme makinën e administratorit të Vreshtasit, Qezar Bezati dhe shoqëruesit të tij Gerti Tabaku në fshatin Podgorie, duke pretenduar se po blinin vota. Report Tv ka siguruar pamjet nga ky moment, teksa shihet Spaho teksa e informon dikë në telefon. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, e ndërsa sot, kur ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore, Spaho ka dalë në një deklaratë për mediat, ku hedh akuza në drejtim të PS-së.

“Mbrëmë rreth mesnatës, struktura e mbrojtjes së votës së PD në fshatin Podgorie ndaloi tre makina të njësisë administrative Vreshtas me rreth 7 punonjës të kësaj njësie në to. Dy prej makinave të markave Mercedes dhe Ëolksvagen të drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan me forcë, kurse makina e tretë e drejtuar nga administratori i Njësisë Administrative Vreshtas Cezar Bezati dhe shoqërues Gerti Tabaku, u bllokua.

Në terren së bashku me ta ishte edhe kryetari i PS të Podgories dhe njekohësisht zyrtar i tatimeve Korcë Izmi Çoçka. Pasi u njoftua Policia, mbërritën forcat e rendit të cilët ushtruan presion për lirimin e rrugës dhe të makinës së bllokuar. Me insistimin e përfaqësuesve të PD u kërkua që makina të kontrollohej dhe kjo u arrit në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Nga një kontroll i përciptë në vend në makinën e administratorit u gjenden: Lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie. Listë e patronazhit të fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati, Liste e shkruar me dorë me emra banoresh të këtij fshati të cilën policia refuzoi ta bejë publike.

Pas shoqërimit të makinës së administratorit në Drejtorinë e Policisë Korcëdhe pyetjes së administratorit dhe dëshmitarëve okulare , Drejtoria e Policisë vendosi të lirojë administratorin Çezar Bezati dhe shoqëruesin e tij Gerti Tabaku si dhe të ndaloje për bllokim rruge tre simpatizantë të PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku. Ju bëj thirrje të gjithë anëtareve dhe simpatizantëve të PD që të vazhdojnë të qëndrojnë dhe mbrojnë me çdo mjet vullnetin e qytetarëve për ndryshim nga shitblerja e votës”, tha Spaho.

Ora 17:47
PD vijon me thyerjen e heshtjes zgjedhore, Vokshi akuza Manastirliut: Ka ngritur një zyrë elektorale pranë qendrave të votimit

PD vijon të thyej heshtjen zgjedhore, ku pas Edmond Spahos, është Albana Vokshi e cila ka dalë me një deklaratë për mediat. Vokshi, kandidate e PD në Qarkun e Tiranës, denoncoi, sipas saj, një shkelje të Kodit Zgjedhor, që ia faturon ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut.

Sipas Vokshit, Manastirliu ka ngritur një zyrë elektorale pranë qendrave të votimit tek “Servete Maçi” në Tiranë, ndërsa akuzon KQZ-në se ka heshtur prej dy javësh për këtë.

 “Ogerta Manastirliu ka ngritur një zyrë të re elektorale pranë qendrave të votimit tek Servete Maçi. KQZ heshti prej dy javësh edhe për shkelje të tjera”, tha Vokshi.

Ora 10:38
Maliq, ndaluan makinën e administratorit të Vreshtazit, procedohen 3 anëtarët e grupit të armatosur të PD

3 anëtarët e grupit të armatosur të PD janë proceduar penalisht pasi ndaluan makinën e e administratorit të Vreshtazsit, Qezar Bezati me argumentin se po blinin vota. Report Tv mëson se janë proceduar në gjendje të lirë dy vëllezërit Fatjon dhe Endrison Dushku, djemtë të djemtë e Kryetarit të PD-së në Vreshtas, si edhe simpatizanti Ahmet Goroveci, të cilët janë nën akuzë për njoftim të rremë në polici dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve F. D., 25 vjeç; E. D., 21 vjeç dhe A. G., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (simpatizanë të një subjekti politik).

Këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre  shtetasit Q. B., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtontë me mjetin e tij, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga ana e grupit hetimor dhe shërbimeve të policisë në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Njoftimi i rremë në organet e rendit" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të trasportit"", njofton Policia. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?