Kronikë

Drejtuesin e Prokurorisë së Dibrës e shkarkoi vetingu, KLP mblidhet urgjent e cakton zëvendësuesin

27 Shkurt 2024, 13:53| Përditesimi: 27 Shkurt 2024, 14:00

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi zëvendësuesin e drejtuesit të prokurorisë së Dibrës, i shkarkuar nga vetingu.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi dje përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Urim Buçin pasi nuk arrin nivelin e besueshëm në kriterin e pasurisë.

"I mbledhur me urgjencë sot në datën 27.02.2024 ora 12.30, KPA vendosi caktimin e përkohshëm të prokurorit Abaz Muça si drejtues për një afat 3 mujor, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. Ky vendim u mor pas shkarkimit dje nga KPA-ja të drejtuesit Urim Buci" thuhet në njoftimin e KLP-së.

Urim Buci u konfirmua me shumicë votash më 27 prill 2023, por vendimi u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit mbi bazën e një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?