Takimi mes zyrtarëve të AF Elbasanit dhe Bolognas

Sport

Drejtuesit e AF Elbasanit takim në zyrat e FC Bologna: Bashkëpunim edhe për ekipin e parë

22 Janar, 16:09| Përditesimi: 22 Janar, 16:10

  • Share

Drejtuesit e AF Elbasanit që militon në Superligën e Shqipërisë në futboll, kanë zhvilluar një takim në zyrat e klubit të Serie A, Bologna. Sipas informacioneve të ndara nga verdheblutë, dy klubet do kenë një bashkëpunim për të ardhmen në shkëmbimin e përvojës në sektorin e të rinjve, te trajnerët e moshave si dhe në skuadrën e parë.

"Eshte mbajtur një takim në ambjentet e klubit kuqeblu midis dy klubeve Elbasani dhe FC Bologna për një bashkëpunim në të ardhmen, për shkëmbim eksperiencash në sektorin e të rinjve, të trajnerëve të moshave, si dhe në skuadrën e parë.

Falenderojmë Drejtorin Sportiv Giovani Sartori, scoutin Francesco Felici si dhe Drejtorin e Akademisë Bologna FC Flavio Loris Margotto për mikpritjen dhe urojmë që ky bashkëpunim të jetë i frytshëm për të gjitha palët", njofton AF Elbasani.

Pas ndërtimit të Akademisë së Manchester Cityt në Durrës, duket se klubet shqiptare kanë nisur 'vëllazërinë' tej kufijve për shkëmbim përvojash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?