Ilirjan Celibashi dhe Vincenzo Del Monaco

Teknologjia në zgjedhje dhe votimi i emigrantëve/ Drejtuesit e KQZ-së takim me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri

16 Dhjetor 2020, 14:00| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 14:09

  • Share

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi së bashku me nënkomisioneren Lealba Pelinku ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarin në prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, ku u diskutua për implementimin e teknologjisë në zgjedhje dhe mundësinë e votimit nga emigrantët të cilët jetojnë jashtë vendit.

Siç theksoi ai edhe në postimin e tij në twitter këto dy çështjet e diskutuara janë prioritare.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit pritet që të identifikim elektronik në të gjithë territorin dhe votim e numërim elektronik në jo më shumë se 20% të zonave zgjedhore.

Sa i përket votës së emigrantëve Grupi i punës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka shqyrtuar para pak ditësh disa variante për ta mundësuar një gjë të tillë në zgjedhjet e 25 prillit. Në tryezë janë varianti i votimit me postë, votimi në konsulatë dhe votimi elektronik.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?