Kryetari i PR Fatmir Mediu, ish kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha

Drejtuesit e PD në qarqe, 11 ish-ministra dhe 138 vite në Kuvend së bashku

9 Mars 2021, 12:05| Përditesimi: 9 Mars 2021, 12:09

  • Share

Duhet të ishte viti i ndryshimit, por listat e PD janë të mbushur pothuajse eksluzivisht me persona që janë katapultuar në politikë nga Sali Berisha dhe që kanë humbur në mënyrë konstante nga viti 2013 e mbrapa, në total 5 palë zgjedhje.

Nëse në Partinë Socialiste, nga 12 kryetarët e Qarqeve 10 janë gra dhe 7 prurje të reja në politikën shqiptare, nga 12 kryetarët e PD të gjithë kanë qenë deputetë dhe gjysma prej tyre kanë mbajtur poste të rëndësishme në kabinetet e drejtuara nga ish-Kryeministri Berisha.

Duke i marrë të gjithë së bashku, kryetarët e PD kanë shërbyer 138 vjet në Kuvendin e Shqipërisë, mesatarisht 12 vjet secili.

Mes tyre janë në total 11 ish-ministra, si dhe një zëvendëskryeministër.

Duke e nisur nga kryetari i Qarkut Tiranë, njëherazi i Partisë, Lulzim Basha. Shërben si deputet që prej vitit 2005, me ndërprerjen e vetme në periudhën kur ishte kryetar Bashkie. Tre herë ka shërbyer si ministër, i Jashtëm, i Brendshëm dhe i Transportit.

Oerd Bylykbashi, ish-shefi i kabinetit 2009-13 të Berishës kryeson Durrësin. Ka shërbyer si deputet që prej 2013-s pa ndërprerje.

Romeo Gurakuqi kryeson Shkodrën. Shërben prej vitit 2017 dhe kandidon për legjislaturën e tij të dytë.

Edmond Spaho, i pari në Elbasan, ish-Ministri i Turizmit që shërben si deputet prej 16 vitesh.

Agron Shehaj, milioneri i ardhur nga bota e biznesit, i pari në Vlorë shërben që prej vitit 2017.

Enkelejd Alibeaj, prej 16 vitesh deputet dhe ish-Ministër i Drejtësisë kryeson Fierin.

Valentina Duka, e para në Korçë kërkon legjislaturën e saj të dytë.

Eduard Halimi, ish-Ministër Drejtësie, prej 12 vitesh deputet kryeson Beratin.

I pari në Lezhë, Aldo Bumçi, prej 16 vitesh deputet dhe dy herë Ministër, një herë i Turizmit dhe Sportit, herën tjetër i Jashtëm.

Flamur Noka, prej 2009-s deputet, njeriu që Sali Berisha i besoi në mandatin e tij të dytë ministrinë e Brendshme.

Dhurata Çupi në Dibër kërkon legjislaturën e saj të dytë.

Tritan Shehu, rekordmen. I pari i Gjirokastrës është deputet prej 26 vitesh, nga viti 1991 me ndërprerjen e vetme të legjislaturës 13-17. Ish-zëvendëskryeministër dhe ish-Ministër i Shëndetësisë./Lexo.al

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?