Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë (VIDEO)

4 Prill 2020, 10:36| Përditesimi: 4 Prill 2020, 10:46

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, Drejtorin e Departamentit për Sigurinë, Gjovalin Loka dhe një grup drejtuesish të tjerë të Policisë së Shtetit, dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Doktori i qendrës së dhurimit të gjakut falënderoi policinë, për ketë gjest nga më humanët, në këtë situatë kaq të vështirë, për mbështetjen e fëmijëve talasemikë dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që të dhurojnë gjak.

 “Së bashku me një grup të madh kolegësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke vlerësuar situatën dhe nevojën për dhurim gjaku, iu përgjigjëm thirrjes, erdhëm dhe dhuruam gjak. Slogani dhuro gjak, shpëto jetë është më kuptimplotë dhe shpreh atë që çfarë duhet të bëjë çdo qytetar dhe çdo individ i cili e ndjen se duke dhuruar gjak shpëton një jetë”, tha Veliu.

Disa ditë më parë, 15 punonjës të Forcës "Shqiponjat” dhe zëdhënësi i Policisë së Shtetit dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

"Edhe në ditët e ardhshme, krahas angazhimit maksimal për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë do të vijojnë të japin gjak, për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë", njofton zyrtarisht Policia e Shtetit.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?