Paulo Fonseca dhe lojtarët e Milanit

Drejtuesit gjobisin Theo Hernandez, te Milan konfirmojnë trajnerin Fonseca

8 Tetor, 12:00| Përditesimi: 8 Tetor, 12:18

  • Share

Milani humbi 2-1 në fundjavë nga Fiorentina, në një ndeshje që i prodhoi të gjitha. Në fund nervat lanë Theo Hernendez dhe mbrojtësi i Milanit doli me karton të kuq kur loja kishte përfunduar.

Kjo nuk i ka pëlqyer drejtuesve kuqezi, që duket se do mbajnë qëndrim. Sipas Gazzetta dello Sport, veç mungesës me një javë për shkak të thyerjes së disiplinës, Theos do i vendoset edhe një gjobë nga klubi.

Ndërkohë mediet italiane pretendojnë se drejtuesit e Milanit janë të pakënaqur me qëndrimin e lojtarëve, kështu që puna e trajnerit Paulo Fonseca nuk është në rrezik për momentin.

Të dielën në mbrëmje Milani humbi dy penallti në 'Artemio Franchi'. Kjo e acaroi Fonsecan sepse Christian Pulisic, ekzekutuesi i caktuar i goditjeve të penalltisë nuk realizoi asnjë nga dy goditjet e mëparshme dhe kështu vendosi të godas me Theo Hernandez dhe Tammy Abraham, të cilët u ndalen nga David de Gea.

Paçka se puna e trajnerit nuk është në rrezik për momentin, në tryezën e drejtuesve Ibrahimovic, Moncada dhe Furlani janë emrat e disa trajnerëve si: Tudor, Sarri, Terzic dhe Allegri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?