Ulsi Manja, Belinda Balluku

Drejtuesit politik të PS në Qarqe, Ulsi Manja merr Lezhën, Balluku shkon në Dibër

17 Maj 2022, 20:24| Përditesimi: 17 Maj 2022, 20:33

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar ditën e sotme Ulsi Manjën si drejtues politik në Lezhë. Në fjalën e tij, Gjiknuri falënderoi punën e bërë deri më tani në këtë qark nga Blendi Klosi, i cili për shkak të ngarkesës së zgjedhjeve në parti, do duhet t’i dedikohet këtij procesi.

Gjiknuri bën me dije se në vend të Ulsi Manjës në Qarkun e Dibrës, si drejtues politik do të jetë ministrja Belinda Balluku. 

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politik të qarqeve dhe komisionin e posaçëm të Kryesisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për kryetarët e 61 degëve të PS.

 

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?