Drejtuesit politikë të PS, Petro Koçi: Tirana e ka të nevojshme zgjedhjen me 3! Në Vlorë shkoi Çuçi si më i moderuar, Mazniku ka qenë truri i zgjedhjeve

9 Shtator, 17:46| Përditesimi: 10 Shtator, 07:30

  • Share

Deputeti socialist Petro Koçi komentoi në Studio Live zgjedhjet e kryeministrit Rama për 12 drejtuesit të PS në qarqet e vendit për zgjedhjet e 2025. Për Arbër Hitajn, deputeti thotë se ndryshimet dhe lëvizjet nëpër qarqe sjellin një energji të re.

'Janë bërë ndryshime, një pjesë qarkullim dhe ka një logjikë. Ndryshim sjell një lloj energjie. Ndërtohen raporte të reja, secili ka qasjen e vet. Kemi edhe figura të reja, ndryshime që kanë të bëjnë më përbërjen e ekipit drejtues. Kemi risi dhe ndryshime që janë realiste dhe me këmbë në tokë. Janë të kalkuluara në raport me rinenergjiizmin.'

Më tej duke marrë emrat një për një vlerëson Bledi Çuçin si figurë e moderuar në një qark të zjarrtë si Vlora.

'Mendoj se zoti Rama ke menduar mirë për fushatën dhe po të shikosh janë dy drejtime ndryshime, ndryshon grupi parlamentar dhe ka ndryshime në parti. Sekretarin e përgjithshëm e lë të lirë pa një qark i jep më shumë mundësi të merret me partinë në planin organizativ. Sekretari duhet të jetë i liruar nga drejtime të tjera. Mendoj se është zgjedhje e mirë. Zoti Çuçi është zgjedhur si figurë e moderuar në një qark si Vlora që është socialist por që ka nerv politik dhe mendoj se ka nevojë për qetësues.'

Ballës iu besua një elektorat i rëndësishëm si ai i diasporës, ndërsa për Ballukun thotë se ka bërë një performancë të mirë në parlament.

'Balla po merret me një fashë të rëndësishme si vota e emigrantëve dhe u vendos në këtë detyrë. Duke patur parasysh se Fier është i rëndësishëm u zgjodh Balluku dhe po ta shikosh vitet  fundit ka trajektore ngjitëse, si një ministre që sektor shumë të rëndësishëm. Theksoj dhe performancën e saj në parlament me qetësi dhe qartësi të jashtëzakonshme. Fier e meriton një staturë të tillë politike.'

Për Arbër Maznikun thekson se ka qenë truri i zgjedhjeve në Tiranë, por edhe në rezultatin përfundimtar në gjithë Shqipërinë.

'Zoti Mazniku ka qenë truri i zgjedhjeve të Tiranës. Një kalkulator i jashtëzakonshëm dhe i pagabueshëm. Ajo që tha Rama për zgjedhje në Shqipëri ka brenda një konsultë me Maznikun. Kjo është hamendje e imja. Është zgjedhur të shkoj në Elbasan.'

Blendi Gonxhja ka një superministri të cilit iu besua qarku i Dibrës si një administrator i shkëlqyer.

'Ka një superministri që po ecën me sukses. Te Gonxhja, besoj gjithë shqiptarët e kanë parasysh se është administrator i shkëlqyer. Jo më kot zoti Rama e ka vënë ministër të Inovacionit. Stafeta do jetë me kalim të përsosur.'

Sa për Benet Becin, Koçi thotë se Shkodra ka nevojë për një figurë të tillë të moderuara dhe jo shumë politike.

'Kur kandidonte zoti Beci, fushata e tij ishte me karakter teknik, jo politik. Tani është një figurë politike, fitoi Shkodrën pas 30 vjetësh. Mendoj se është zgjedhje shumë e mençur. Shkodra ka nevojë për figurë të tillë, perceptohet si e moderuar.'

Tirana me 3 drejtues duket shumë logjikshme sipas Koçit dhe një lëvizje taktike.

'Tirana e ka të nevojshme tejet të logjikshme këtë zgjedhje me 3. Është ndarje me natyrë organizative. Fati i zgjedhjeve është Tirana. Zoti Rama nuk është nisur nga preferenca personale. Kur vijmë tek logjika e listave të hapura apo të mbyllura, është çështje taktike. Kuajt më të fuqishëm do i vësh aty ku tërhiqet vota. Gjithsesi në listë të hapur je më i motivuar. Të duhen njerëz që marrin vota.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?