Shoqëria konçesionare “Integrated Energy BV SPV” që ka në menaxhim Landfillin e Sharrës

PD denoncim në polici/ Drejtuesit e Landfillit të Sharrës: S'pati kërcënime nga punonjësit! Ftojmë Bashën dhe këdo që të njihet nga afër me këtë projekt madhor

18 Tetor 2020, 21:34| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 22:38

  • Share

TIRANË- Shoqëria konçesionare “Integrated Energy BV SPV” që ka në menaxhim Landfillin e Sharrës e kanë cilësuar denoncimin e Partisë Demokratike ndaj disa punonjësve si një veprim i ulët.

Në reagimin zyrtar të kompanisë, fill pas sulmeve të bëra ditën e sotme nga ana e dy përfaqësuesve demokrat, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi, ata ftojnë të gjithë opozitarët me në krye Lulzim Bashën të vijnë dhe të inspektojnë këtë landfill, për të parë nga afër investimet e kryera.

Ato vënë theksin se akuzat e lëshuara nuk janë gjë tjetër veçse shpifje.

Deklarata e plotë
Tiranë më, 18.10.2020

Nga: Shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k

Deklaratë

Shoqëria konçesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k është një shoqëri me investitorë të huaj, e cila çdo ditë po përballet me sulme dhe gënjeshtra të paprecedenta. Sot u njohëm me një tjetër shpifje të ulët, sipas të cilës punonjësit tanë kanë penguar dhe agresuar përfaqësues të Partisë Demokratike. Sot në orët e para të mëngjesit disa punonjës të mirëmbajtjes në Landfill  ftuan për të hyrë brenda disa anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët qëndronin jashtë territorit të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve.  Ftesës së punonjësve për t'u njohur me projektin përfaqësuesit e Partisë Demokratike ju përgjigjën negativisht. Pranë tyre shkuan punonjësit e gjelbërimit, të cilët më pas në media mësuam se u akuzuan nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike si individë të paidentifikuar që shantazhuan dhe kërcënuan anëtarët e Partisë Demokratike. Bëjmë me dije, se ata punonjës janë jo vetëm pjesë e kompanisë, por dhe e komunitetit të zonës që jetojnë prej vitesh me Sharrën dhe janë pjesë e ndryshimit të saj. Ashtu siç shihet edhe në atë video jo të plotë që vetë Partia Demokratike ka shpërndarë, punonjësit e kompanisë ftojnë përfaqësuesit politikë të hyjnë brenda, por ata në të gjitha rastet jo vetëm refuzojnë, por i marrin dhe në pyetje. Me keqardhje vëmë re, se përpjekjet për të kthyer këtë situatë në shantazhim apo kërcënim nga ana e kompanisë dhe për tu viktimizuar nga ana e përfaqësuesve të Partisë Demokratike janë të ulëta dhe keqdashëse. Denoncimi në polici për shkak se punëtorët nuk kanë mbajtur qetësi gjatë leximit të deklaratës nga anëtarët e Partisë Demokratike, është një tjetër veprim i ulët për shpifjen e rradhës, e cila nuk viktimizon dot askënd dhe nuk mund të njollosë as kompaninë dhe as punonjësit tanë.  I bëjmë thirrje Z. Lulëzim Basha dhe Partisë Demokratike të ndalojë akuzat, kërcënimet, shpifjet dhe të pavërtetat që deklaron çdo ditë në adresën tonë. Ftojmë z.Basha dhe këdo që ka interes të vizitojë Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë, të njihet nga afër me këtë projekt madhor.

Ju faleminderit

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 19/10/2020 11:30

    Nese njera pale ka lishuar shpifie ndaj pales tjeter , fakti eshte fakt dhe organet kopetente nxjerrin te verteten , e ngjaries . Sa per ndalimin qe u eshte bere perfaqesuesve te PD-se , per te mos folur , ne ate eteri , gjithmon --sipas ankimimit te PD-se --, ka plot filmusa dhe incizusa , keshtuqe organet kopetente nxjerrin te verteten . Sa per ankesen e shoqerise koncesionare , se perfaqesues te PD-se kan shpifur , Dokumentet dhe materialet e nevojshme , jane atje , organet kopetente , sigurisht nxjerrin te verteten . Le te mesohemi e edukohemi , njehere e mir , qe problemet e konfliktet te zgjidhen institucionalisht . Secili ne detyren dhe te drejten e vet . Pra , --secilit hakun -- .

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 19/10/2020 08:18

    PD ne rruge e deformimit radikal.nuk ka reformim me kete staf drejtues qe ka,fillo me lul trangullin dhe perfundo te beun qe lindi kerric dhe ina zhjopa-n.

    Përgjigju
  • Tirona: 18/10/2020 22:05

    Kompania nuk pse te shqetesohet, PD nuk ka asnje gje per invenstitoret , keto veprime qe ben PD jane per te provuar sa jane te afte politiksht kandidatet e rijn te PD qe duan te zene forumet e larta te PD apo karriken e parlamentit. Ata qe veprojne ne kete menyre sic vepruan Ina "zhulsja" dhe Blendi "Kerrici" PD do tiu veri kryqin dhe do tiu thote ate shprehje te Kryeministrit Rama " MESONI,MESONI,MESONI" dhe PD ne te ardhmen do te perfaqesohet me Ata qe MESOJNE. PD ka hyre ne fazen e reformimit te plote te saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?