Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani ka evidentuar disa prej problematikave që hasen sot në sistemin e drejtësisë nisur që nga performanca individuale në profesion e deri tek ngarkesa e lartë që kanë sot gjyqtarët dhe prokurorët për shkak të vakancave të mëdha.
“Është një realitet që jemi përballur dhe do të vazhdojmë në këtë rrugëtim që duhet të evidentojmë drejt hyrjes në BE. Lidhur me llogaridhënien për punën e prokurorëve, kontrollohen nga gjykatat. Kërkohet një nivel më i lartë profesionalizmi dhe nga prokurorët dhe gjyqtarët.
Mekanizmi tjetër, është nëpërmjet vlerësimit etik dhe profesional që bën KLP. Kemi bërë 34 vlerësime. Është një proces që dikur vlerësohej vetëm nga prokurori i përgjithshëm, ndërsa sot është një këshill i përbërë nga 11 persona që vlerëson punën e magjistratit.
Itegriteti. Ndryshimi i madh që po presim nëpërmjet reformës fillon nga vetja. Nëse nuk reflektojmë, porfesionalizëm, integritet, transparencë, duhet të jetë e vështirë t’i pretendojmë në radhët e magjistratëve.
Këshillë për prokurorët, është ai parimi i Dekartit, dyshoni tek vetja, tek puna juaj. Duhet të analizojmë, të kemi 2-3 versione, të bëjmë atë balancën shkak-pasojë për të qenë të bindur e korrektë si me veten ashtu dhe me publikun.
Ngarkesa e prokurorëve dhe gjyqtarëve është e lartë nga vakancat në sistem. Është e pamundur që një magjistrat të veprojë në kushte normaliteti. Në këtë tusni pune të kemi disa aftësi menaxheriale të zhvilluara, qoftë indivualisht dhe trajnimeve.
Duhet të kuptojmë limitet tona. Gjithësecili të mbajë aq peshë profesionale sa ka mundësi. Duhet të shikojmë të ndajmë përgjegjësinë me të tjerët dhe të bëjmë pjesë të punës tonë pjesëtarë të tjerë që mund të na ndihmojnë në punën tonë", tha Mirela Bogdani.
Lajmi kryesor:
Metani-politikës: Sulme antikushtetuese drejtësisë! Sadushi ndaj KLGJ e KLP: Të marrin më shumë përgjegjësi! Dumani: S'ndikohemi nga presionet
K.B/I.M/ReportTv.al
