Kolona e pasurisë ka rezultuar me probleme për drejtuesen e prokurorisë së krimeve të rënda Donika Prela e cila këtë të martë doli para komisionit të vettingut. Sipas raportit të inspektoratit të deklarimit të pasurive zonja Prela kishte probleme me deklarimet e pasurisë, cka u konfirmua dhe nga hetimet e KPK-s. KPK kishte konstatuar se bashkëshorti i zonjës Prela, Vangjel Prela prej 2003 deri në 2011 kishte marrë pagesën nga një kompani ndërtimi cash duke shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimet.
Kjo gjetje u cilësua si shkelje edhe nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, ku përfaqësuesi i ONM Teo Jacobs e cilësoi si një shije të keqe duke pyetur zonjën Prela: Ju lutem më shpjegoni si është e mundur që bashkëshorti juaj dhe pse ka pasur llogari bankare e ka marrë pagën në dorë, a është kjo një marrëveshje me firmën për të shmangur taksat? Ndërsa Prela ju përgjigj: “Zoti Teo, as unë as familja ime nuk kemi pasur qëllim pasurimin e paligjshëm por ju vini nga një vend i BE-s ndërsa në Shqipëri ka pasur një tjetër realitet dhe tashmë ne kemi ngritur padi për firmën e ndërtimit që nuk ka paguar sigurimet e bashkëshortit tim”.
ONM gjatë fazës së hetimit i kishte drejtuar Prelës dhe pyetje për procesin ndaj Emiliano Shullazit pretenca e të cilit u bllokua për disa muaj si dhe procesin ndaj shtetasit L.R të hetuar nga Prela kur ishte drejtuese në Durrës. E për këto pyetje në përfundim Prela u shpreh se gjithcka ka patur ja ka paraqitur KPK-s. Po ashtu KPK gjatë hetimit kishte gjetur edhe dy hua të konsideruara si të dyshimta një 15 mijë euro të marrë nga familja Prela tek një kushëri i tyre dhe një hua tjetër në të cilën bashkëshorti i kryeprokurores kishte ndërhyrë për ta marrë një person i tretë. Vendimi për kryeprokuroren e krimeve do të jepet më 29 Janar ora 10:00, ndërsa për anën profesionale dhe në raport me drejtorinë e informacionit të klasifikuar Prela rezultoi se ishte në rregull.
Vlerësimi për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se Donika Prela ka probleme me deklaratën e pasurisë. Bazuar në raportin e ILDKPKI, Donika Prela ka një mosdeklarim të huamarrjes në shumën e 1 milion lekëve, e cila është vlera e blerjes së një toke arë, e cila është e dyshimtë, pasi zona është në zhvillim. “Çmimi i tokës është 350 mijë lekë. Kemi bërë verifikimin e deklarimeve tw zonjës Prela. Ka të ardhura nga paga si prokurore. Të ardhurat e burrit si inxhinier ndërtimi në kompani private e institucionet shtetërore. Ka probleme dhe në të ardhurat e bashkëshortit në vitet 2003 dhe 2005 nuk ka pasur kontratë punë. Pagat janë paguar në cash, por nuk janë paguar sigurimet. Ka punuar tek kompania Bruci shpk si inxhinier por pa kontratë.
Të ardhurat e bashkëshortit janë si inxhinier në kompani private nderimi si dhe në disa institucione shtetërore. Për vitet 2003-2005 bashkëshorti nuk ka pasur një kontratë punë. Pagesa është bërë cash, po për to nuk janë paguar sigurime shoqërore dhe tatime. Për vitin 2006 ekziston një kontratë. Paga është paguar cash, për vitin 2007 pjesërisht përmes bankës. Pagat 2006-07-08 rezultojnë pjesërisht të paguara në tatime dhe ISSH. Paga për vitin 2010-11 janë paguar cash. Nuk janë paguar tatime dhe kontribute shoqërore. I kemi kaluar znj. Prela barrën e provës përse nuk ka pasur kontratë ligjshmërinë e pagave 2003-2011. Pse nuk janë paguar tatimet dhe sigurimet shoqërore. Është pyetur për borxhin me R.N. prej 25.000 mijë euro. Vangjel Prela thotë se borxhin e ka marrë një kushëriri i tij dhe ai e ka ndjekur për kthimin e interesat. E ka kryer për kushëririn e tij A.P. që nuk jetonte në Shqipëri.
Ka një apartament banimi 95.6m2 regjistruar në hipotekë në 2012 me emër të Vangjel Prelës (burri) blerë me kontratë porosie në 2007. Shitësi është Bruci shpk. Vlera e blerjes 32.100 mijë euro. Çmimi për m2 rezulton më i ulët me vlerën e tregut. Kemi marrë info nga hipoteka Tirane, ku nga çmimi referencës rezulton 82 mije lekë për m2. Pyetëm shoqërinë Bruci shpk për apartamentin dhe tjerat të shitura në këtë pallat. Bruci shpk na tha se Vangjel Prela ka qenë i punësuar si inxhinier dhe i kemi dhënë një cmim më të lirë nga blerësit e tjerë. Bruci shpk na tha se edhe për disa të tjerë e ka aplikuar çmimin preferencial. Të ardhurat për këtw pasuri e likuiduar me dy mandate. 12 mije euro nga kursimet e pagës dhe 15 mijë euro me një hua qe i kane marrë kushëririt S.P. E pyetur znj.Prela për Gj.P që i ka dhënë 15 mijë euro borxh. Rezulton se ai ka qenë emigrant dhe ka disa prona e të ardhura. I kemi kaluar barrën e provës për të provuar të kundërt e rezultateve të hetimit për të ardhurat e Gj.P.
I kemi kërkuar nqs ka ndryshime asete e financime pas deklarimit në deklaratës vetting. Znj. Prela ka deklaruar ndryshime. Prela ka thënë se ka shitur apartamentin me sip 96.5m2 në shumen 80 mijë euro. Ka thënë se ka blerë 135.9 m2 me cmim blerje 110 mijë euro. Me kontratë 9.7.2018. deklaron se e ka blere nga shtetasi F.H. burimi i blerjes se ap të ri nga Prela e bashkëshorti i saj. 80 mije euro dhe 30 mije euro janë marre në banke nga llogaria e bashkëshortit. Kjo shumë me pas ka kaluar tek noteri. Ka tokë arë në Petrelë 1000m blerë për 350 mijë lekë. Tokë bujqësore e blerë nga M.D e L.D. Kjo vlerë ishte me e ulët se vlera e tregut. Verifikuam vlerat e tregut. Pyetëm dhe znj. Prela e cila na tha se toka e blerë 5 vite e 6 muaj më parë me këtë çmim ka pasur. Po ashtu sipas saj është 3 km larg rrugës kryesore dhe nuk ka rezidenca me vila.
Po ashtu ka thënë si njeh shitësit. Sipas një VKM-je në këtë zonë sipas vitit përkatës është 266 leke per m2. Ka llogari bankare 4.4 mln lekë në emër të bashkëshortit. Burim shitja e një apartamenti 52 m2 ne plazh Durrës. Kjo llogari bankare rezulton korrekte. Apartamenti i blerë në 2014, 1.4 mln lekë dhe është shitur 4 mln lekë. Llogari në emër të vajzës, 27 mijë lekë. Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortit 147 lekë. Kursime nga familja, gjendje cash 500 mijë leke. Automjet Golf 400 mijë lekë. Automjet "Crysler" 6500 euro. Në deklaratën e vitit 2014 është deklaruar shitja e apartamentit në Durrës në shumën 4 mln lekë".
Raporti për figurën dhe aftësinë profesionale
Për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Prokurorinë e Përgjithshme Donika Prela është e përshtatshme për të vijuar detyrën dhe e aftë profesionalisht. “DSIK ka sjellë një raport ku thotë se Donika Prela është e përshtatshme për të vijuar detyrën si prokurore. Lidhur me vlerësimin profesional, prokuroria e përgjithshme ka sjellë raport ku thotë se është në rregull. Nisur nga raportimet në media për procedimin e shtetasit L.R. nga prokuroria e Durrësit kemi marrë përgjigje se është ‘Ok’. ONM ka kërkuar informacion për dosjen Shullazi nga zonja Prela për periudhën maj-tetor. Zonja Prela ka sjellë raport shpjegues lidhur me denoncimet ka dy nga portali online. Ka denoncim për apartament në Durrës dhe shtëpinë e re në Tiranë. Për këto denoncime ne kemi hetuar paraprakisht” deklaron KPK.
Donika Prela: Të ardhurat të ligjshme, denoncimet ndaj meje dashakeqëse
Pas raportit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit drejtuesja e Krimeve të Rënda është shprehur se burimi i të ardhurave është i ligjshëm, ndërsa denoncimet kundër saj i cilësoi di dashakeqëse. “Për vettingun ndaj meje jam përgjigjur me korrektësi. Për parashtrimin janë dy momente që unë do ndalem. Me mospagimin e sigurimeve shoqërore nga bashkëshorti im dhe e dyta për ligjshmërinë e S.P. që i kemi marrë hua 15 mijë euro në 2007.
Kemi të ardhura të ligjshme dhe nuk kemi fshehur asgjë. Kemi paguar cdo tatim. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për c’bëjnë të tjerët. Dua të ndalem tek denoncimet e bëra në adresën zyrtare të KPK-së pasi është mbyllur hetimi ndaj meje dhe është caktuar data e seancës. Rezulton se të dhënat e bëra prezent në denoncime janë dashakeqëse e dizinformuese. Projektet për të ndërruar banesë si familje i kemi pasur para se të bëhesha drejt prokurorisë Durrës e prokurorisë së Krimeve. Ne patëm nxjerrë apartamentin e blere në 2007. Kërkoj që të rikonfirmohem në detyrë”.
Përfaqësuesi i ONM-së: Mos pagimi i taksave më le shije të keqe, koididencë?
Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Teo Jacobs ka ngritur dyshime të forta për faktin që burri i prokurores nuk e ka marrë pagën në bankë, ndërkohë që kishte llogari, por në cash. Ai ka kërkuar nga Prela ‘më trego që ai është viktimë dhe jo shmangie nga taksat’. Përse burri juaj është paguar në cash kur ai ka pasur një llogari bankare? Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilaçe në mëngjes dhe ato ilaçe të lënë një shije të keqe dhe nuk mund ta pish mire kafen. Dhe pas drekës shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe ne akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkëshorti juaj e ka marrë pagën në të holla dhe ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend por ju e dini në diskutimet tona dhe se nuk janë paguar taksat me koicidencë ose jo. Kjo më le shije të keqe. Unë fokusohem tek taksat. Më ndihmo të kuptoj që nuk është rastësi.
Nuk do ti lexoj shifrat për sasinë e rrogave që merrte bashkëshorti juaj, më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi. Më shpjego pse bashkëshorti juaj është gënjyer dhe se nuk kane rënë dakord që ai të paguhej në këtë mënyrë. Me trego që ai është viktimë dhe jo shmangie nga taksat. Bashkëshorti juaj është viktimë në këtë skemë shmangie taksash, apo është pjesë e saj? E di qe keni hapur ceshtje në gjykatë. Por unë konstatoj që bashkëshorti juaj ka kërkuar dhe ndërmejtësim. Nëse unë do të isha gënjyer, unë do ta padisja. Ekziston kjo marrëdhënie mes bashkëshortit tuaj dhe shoqërisë ku ka punuar që më lë shije të keqe. Cështja e dytë është mundësia financiare e të afërmit të bashkëshortit tuaj. Në përgjigjen tuaj, ju thoni që kushëriri i parë në vitin 1996 ka fituar 10 milionë lekë. Ju lutem më ndihmoni të justifikoj shumën 10 mln lekë në 10 vite.
Ju keni vënë në dispozicion dokumente që ai ka qenë në marrëdhënie punësimi, fakti qe ai nuk ka paguar taksat me le shije te keqe ne goje. Ajo qe e mbështet këtë shije te keqe është fakti se pavarësisht se ai eshte gënjyer nga punëdhënësi, vazhdon nje komunikim mes jush dhe ish punëdhënësit. Ndoshta është karakteri im i keq, por nese do me ndodhte mua kjo gje une nuk do kërkoja ndermjetesim por do ta padisja. Cështja e dyte është gjendja financiare e kushëririt, kur lexova përgjigjen tuaj dje ne mbremje. Ju thoni që ky person kushëriri i pare thoni qe ai ka fituar 1 milion leke ne vitin 93-94. Fakti që paratë janë futur në llogari si të ardhura nga kushëriri unë nuk shoh lidhjen nëpërmjet parave të fituara në Greqi dhe të dërguara ne llogari. Me largoni dyshimet e fundit dhe pastaj do ngelemi miq te mirë. Te lutem ma justifiko me dokumente këtë gjë” tha ai.
Donika Prela i përgjigjet ONM-së: Nuk kemi pasur qëllim të fshehim pasuri
“Unë dhe bashkëshorti kemi jetuar në Shqipëri dhe jo në një vend të BE-së. Ju kuptoj pse jeni i paqartë. Bashkëshorti im është i saktë në orientimin e tij në shkencat ekzakte. Përsa i përket marrëdhënie së punës ka bërë kontrata të rregullta me pagë neto e detyrime. Ai i është përmbajtur kontratave dhe firma e ndërtimit që nuk ka respektuar detyrimet ligjore. Nuk është rast i vetëm. Mos respektimin e kontratave e bëjnë dhe institucione shtetërore. Për tatimet nuk detyrojmë punëmarrësit të paguajë tatimet. Mbahen në burim nga punëdhënësi e paguhen prej tij. zoti Teo të dëmtuar jemi ne. Por nuk kemi pasur qëllim të bëjmë pasuri të paligjshme”.
Përfaqësuesi i ONM-së: Ju lutem përgjigjuni pyetjes. Ka pasur llogari bankare dhe pse se ka marre rrogën në bankë?
Debati për pagën e burrit, Donika Prela: E zgjedh punëdhënësi mënyrën e pagesës
“Për mua vlen shpjegimi se është punëdhënësi që e zgjedh mënyrën e pagesës së pagës njësoj janë paguar të gjithë punonjësit. Kështu ka funksionuar Bruci shpk. Ne jemi në proces gjyqësor për këtë gjë. Kërkesë për negocim se kemi berë ne por firma e ndërtimit pasi u njoh me padinë për mos pagimin e sigurimeve shoqërore. Për sa i përket huasë prej 15 mije euro të marra kushëririt Gjergj Prela. Zoti Teo ju keni jetuar në vendin tuaj dhe unë në Shqipëri. Nuk ka gjyqtar e prokuror që të ketë marrë hua diku e ti kërkonte huadhënësit si i kishte bërë lekët. Kështu ka qenë e kështu është. Me ndryshimin që nqs do kemi nevoje do kërkojmë edhe këtë standard”.
Nëse e kalon kjo qafokja vetingun, atëhere e gjith kjo është një farsë.
PërgjigjuImagjino prokuroret e rretheve si jane...nuk sherohemi dot nga ky kancer
PërgjigjuKjo burgosi Emiljano Shullazin dhe per kete do kete bonus. Besoj se nuk ka asnje person ne pallatin e drejtesise qe s'i ka ngjyer duart ne pisllek, vettingu po nxjerr nga sistemi ata qe i kane futur me thelle dhe jane bere me pis.
PërgjigjuKjo liroi robert kullen dhe djalin e nehat kulles dhe djalin e gramoz rucit. Po kaloi kjo vettingun, ateher kurre sdo kete shpres per shqiperine.
Përgjigju