Drejtuesja e Prokurorisë Durrës, Anita Jella ngec në 'rrjetën' e ONM, kërkohet shkarkimi i saj

12 Shkurt 2020, 16:20| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 17:15

  • Share

Drejtuesja e Prokurorisë Durrës, Anita Jella, e cila kandidon për një vend në Prokurorinë e Posaçme SPAK, ngec në 'rrjetën' e ONM. Edhe pse ka kaluar me sukses fazën e parë të vettingut më 10 dhjetor 2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e KPK për të duke kërkuar rivlerësim të saj në të 3 kriteret.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njohur Komisionerin Publik për kalimin e vettingut të  Drejtueses së Prokurorisë Durrës, Anita Jella më 10 shkurt 2020. Dy ditë më pas., OMN ka kërkuar shkarkimin e saj duke ankimuar vendimin në  Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për të tria kriteret e rivlerësimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007. Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turidardha: 12/02/2020 21:32

    Kjo prokurore ka krijuar brenda prokurorise grup te strukturuar kriminal kjo America Anglia Europa si arrijne popullin e thjesht Shqipetare e persekutojne e akuzojne disa njerez te thjeshte ne grupe qe rrezikojne jeten e tyre te familjeve te tyre per bere leke per mbajtur keto familje se shteti pervec se nuk ofron asnje ndihme me ane te ketyre grupeve te strukturura kriminale ne Gjykata Prokurori Spitale Polici Ministri I detyron keta njerez te pafajshem se populli jone vidhet rripet pa meshire nga keto institucione keta jane grupe kriminale jo populli qe u detyrua pa pune pa shpi pa viza pa mbrojte nga shteti vete i lene ne meshire i vetem rrugeve te mbijetonte te kuptoje bota kush jane dhe ku jane kriminelet e vertet turp per Boten moderne qe i di te gjitha keto dhe e ka lene kaq gjate vuajtjet burgosjet vrasjet vjedhjet e popullit Shqipetare dhe Turp me te madh akoma keta shkrimtare aktore dekane profesore turp te kene u shiten nje Sali Berisha per 5leke te qelbura i beri pjestare te shkaterrimit te kombit turp nuk u bene kurre bashke dhe Shikut sherbimeve sekrete tona Turp kur shohin nje Sali Berisha motrat vllezerit dhe familjet Shqipetare qe u degjeneruan nga ky individ dhe ata nuk u bene kurre bashke per shpetimin e familjeve tona ne nje menyre apo tjeter te gjithe jemi prekur nga kjo e keqe we na fundosi si komb ku e kane patriotizmin brenda vetes personale per betimin qe Shik ka bere per kombin e vete eshte i vetmi institucion qe do kombin e vete e nuk e tradheton jeni shpresa e vetme qe ne fshetesine tuaj personale te shpetoni kombin tone une si nje qytetar Shpipetare qe me qane zemra per kombin tim qe te gjithe ne u beme bashke fajtor ne shkaterrimin e kombit kto fjale jane per zemer miret se shpirte Kazmat Kazma do vdesin keq do bejne per jete Populli Shqipetare u detyrua 30 vjet nga Kriminelet e shtetit te mari persiper gjithe fajet duhet te ndaloj pz boll me

    Përgjigju
  • Lusi nishtull: 12/02/2020 16:38

    Ca tu desh me mbrojt Liridon Pulen e kadastres mi. Tu dhimbs ty po te hynte ai cope hajduti ne burg? Lsaj radhe po deshe me kalu vetingun fut ne burg Tur Cobanin drejtorin e kafastres durrs se e dijne tgjithe qe ka mar lek nga grupi kadastres qe u fut nburg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?