Foto ilustruese

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit kallëzon penalisht 3 anëtarët e KPK, i akuzon për shpërdorim detyre

16 Mars 2021, 16:08| Përditesimi: 16 Mars 2021, 16:56

  • Share

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, Genta Bungo, dhe anëtarët Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj.

Në kallëzimin penal anëtarët e KPK akuzohen për shpërdorim detyre. Mësohet se Rita Gjati i akuzon se ata nuk kanë marrë në shqyrtim disa fakte që ajo ua kishte paraqitur me dokumente. 

“Nga shqyrtimi i raportit të rezultateve të hetimit të kryera nga KPK për tre kriteret, atë pasuror, profesional dhe të figurës, si dhe provat, të cilat KPK u ishte referuar në nxjerrjen e rezultateve, konstatova se nga ana e KPK nuk ishin administruar në hetimin administrativ shumë të dhëna e dokumente zyrtare, të cilat ishin dërguar nga ana ime dhe ndikonin drejtpërdrejt në rezultatet e hetimit dhe ishin depozituar nga ana ime si subjekt rivlerësimi”, thuhet në kallëzimin penal të Gjatit.

Prokurorja e komanduar në rolin e drejtueses në verilindje të vendit, pretendon se njëri nga anëtarët nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur është refuzuar kërkesa e saj për marrjen në konsideratë të dokumenteve shtesë në kuadër të procesit të verifikimit që po kryhet kundrejt figurës së saj në tre shtylla e vettingut.

"Gjithashtu konstatoj se vendimi i KPK për marrje të provave është marrë në rrthana të dyshimta. Kjo sepse jam informuar nga avokati i  ka paisur me prokurë të posacme se një person i panjur më datën 5 mars 2021 i ka dorëzuar një zarf brenda të cilës ka qenë një fotokopje e asistemit TIMS ku provohet që një nga anëtarët e trupës gjykuese që ditën kur është marrë ky vendim nuk kanë qenë prezent 3 anëtarë të trupës gjykuese që ditën kur është marrë ky vendim nuk kanë qenë prezent 3 anëtarët e komisionit.

Ky është një verifikim i lehtë në sistemin tims ku mjafton të largohet nga prokuroria Genta Bungo Lulëzim Hamitaj e Alma Faskaj dhe konstatohet që ka patur mosprezencë të anëtarëve të Komisionit në këtë vendimarrje", thuhet në kallëzim.

Ora 16:15
Seanca për Rita Gjatin, debatet e avokatit me KPK: Nuk keni marrë parasysh provat dhe keni paragjykuar procesin, po largohem

Për drejtuesen e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati ende nuk ka një vendin, ndërsa relacioni i KPK u lexua pa praninë e saj dhe të avokatit mbrojtës Sajmir Visha.

Sajmir Visha tha se ai largohet nga kjo çështje pasi për të është një seancë e turpshme pasi nuk janë marrë parasysh faktet dhe se vendimi është marrë në mungesë të plotë duke u paragjykuar.

“E ndjej veten të fyer, pasi edhe një të dënuar për vrasje një gjetje duhet pranuar, por ju e keni paragjykuar dhe heq dorë nga mbrojtja. Unë ruaj profesionalizmin tim, dhe një gjetje duhet të merret parasysh. Ndihem i fyer dhe nuk mund të vazhdojë më. Nuk mund të jem më në këtë proces pasi e mora vesh vendimin tuaj pasi ju e keni paragjykuar totalisht”, tha avokati Visha.

Pas largimit nga seanca të avokatit është larguar edhe drejtuesja e prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, e cila tha se nuk dëshiron të qëndrojë pa u përfaqësuar nga një avokat.

“Kam deklaruar se do të përfaqësohem me avokat, sipas situatës që u krijuar që avokati u largua nga procesi, unë nuk do të jem më këtu, mund të vazhdoni punën tuaj, po largohem”, tha ajo para trupës gjykuese të KPK.

Pikërisht kjo seancë është bërë shkak që Rita Gjati të kallëzojë  në Prokurori kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo, dhe anëtarët Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj për shpërdorim detyre. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?