Politikë

‘Dreka e gabuar’! Ftesa e Xhelal Mziut përplas PD! Berisha: Fillimi i i ri i grupit parlamentar! Bardhi: Asnjë mesazh politik, të ftuarit në vaki e dasma nuk zgjidhen

28 Dhjetor 2022, 20:56| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 21:29

  • Share

Pas një viti, të ndarë në dy kampe, edhe në festime informale, demokratët u bënë bashkë për të trokitur gotat në fundvit.

Me nismë të deputetit Xhelal Mziu, drekës iu bashkuan deputetë të të dy kampeve, mes të cilëve Sali Berisha e besnikët e tij, por edhe ata të kampit tjetër: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e të tjerë, por mungoi kreu i grupit Enkelejd Alibeaj dhe ish kryetari Lulzim Basha, dy kundërshtarët më të mëdhenj të Berishës në PD.

Mirëpo, publikimi i pamjeve nga kjo festë, e para që mbledh të dyja kampet u pa ndyshe mes tyre.

Për Sali Berishën, dreka festive kishte mesazh politik: Një fillim të ri për grupin parlamentar të PD.

Aludimeve, se kjo festë do t’i hapte rrugën bashkimit rreth Berishës, sikurse ky i fundit pretendonte, të grupit parlamentar të PD, iu përgjigj deputeti Gazment Bardhi:

“Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik!", shkruan Bardhi. 

Partia Demokratike vijon të përballet me një përcarje të thellë që prej shtatorit të 2021. Disa muaj më parë dështoi edhe përpjekja për bashkim për daljen me një kandidat në zgjedhjet vendore.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?